Ja pse kërkon falje Stresi

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 17:10
Ja pse kërkon falje Stresi

Reperi Stresi pak ditë më parë iu rikthye sherreve virtuale në Tik Tok ku përdori një fjalor banal e aspak të hijshëm ndaj ‘kundërshtarëve’ të tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ai madje i paralajmëroi ata publikisht se nuk ndalojnë me sharjet nga familja, do të veprojë ndryshe. E megjithatë çdo gjë i është kthyer si ‘boomerang’, pasi ka qenë i pari i cili ka kërkuar falje publike për fyerjet në rrjete sociale, duke u shprehur se në një moment e ka ‘humbur kontrollin’.

Në një shkrim të gjatë në Instastory, ai i kërkon falje familjes së tij për mënyrën sesi është shprehur në rrjete sociale, me fjalorin banal, gjë për të cilin duket se ata i kanë tërhequr disa herë vëmendjen.

“Jeta është tamam si një labirint, asnjëherë nuk e dimë se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas. Unë mendoj që kemi dy opsione: të marrin kontrollin pasi kemi dalë jashtë tij dhe e dyta i bie të mbijetosh nën presion. Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve. Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qënë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë. Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“, shkruan këngëtari në profilin e tij në Instastory.

Image

(Kosova Sot Online)