Dua e zbulon ‘sekretin’ e bukurisë

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 19:47
Dua e zbulon ‘sekretin’ e bukurisë

Këngëtarja shqiptare e njohur në mbarë botën për suksesin e saj ndër vite, Dua Lipa na ka treguar së fundmi disa rregulla të ‘bukurisë’. Dua është një artiste e kompletuar kjo për faktin se, ajo e ka treguar se është e aftë të bëjë shumë gjëra, përveç muzikës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo ka eksploruar gjithashtu në fushën e modës, madje ka qenë edhe ‘figura’ kryesore e disa prej markave më të njohura. Madje ajo drejton edhe një postkast të sajin ‘At Your Service’ që është aktualisht në sezonin e tretë.

Në një intervistë për Elle, Dua ka treguar mbi sekretin e ‘bukurisë’ dhe si shembull mori gratë e Kosovës, origjinës së saj. Ajo veçoi tek to ‘vetëbesimin’.

“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më fuqizuese tek gratë kosovare është vetëbesimi i tyre”, tha ajo.

Dua së fundmi është angazhuar një projekt të veçantë, dhe bëhet fjalë për një film ku ajo do të jetë në një rol kryesor. Filmi titullohet ‘Argylle’ dhe në kast ka disa nga aktorët më në zë të ‘Hollywood’.

Image

(Kosova Sot Online)