Luana Vjollca flet për videon erotike

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 15:46
Luana Vjollca flet për videon erotike

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço lëshoi një deklaratë të fortë teksa tha se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbizit shqiptar,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Njëra, tha Karamuço, është shumë e njohur. Karamuço tha se nga mesazhet në telefon është zbuluar gjithashtu se për një prej vajzave më të bukura të showbizit shqiptar, personazhet e krimit paguajnë deri në 100 mijë euro në ditë.

Për një nga videot u lakua emri i Luana Vjollcës e cila ka reaguar së fundmi në Instagram: Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka vendosur të zgjedhë një rrugë tjetër në këtë jetë për t’ja dalë, atë të punës,”-shkruan Luana krahas një fotoje të dekoltesë së saj ku dikton që nuk ka as tatuazhe siç dukej në imazhe.

Image

(Kosova Sot Online)