Pse Melinda po ju 'kapet' Dafina Zeqirit!

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 15:25
Pse Melinda po ju 'kapet' Dafina Zeqirit!

Thumbin e pak ditëve më parë, Melinda pranoi që e kishte me Dafina Zeqirin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reperja shkroi në profilin e saj në Threads: “Ti veç feministe s’je” shoqëruar me emoji-n e një kllouni.

 

Postimi i saj pasoi një shkrim të Dafinës në Threads, ku shprehej: “Ndihem ekstremisht krenare dhe e lumtur kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave sesa të meshkujve që më vijnë në koncerte! Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera është super fuqi.”

Dikush i komentoi Melindës: “[U bë] b*tha jote [t’i bëj] diss Dafinës”. Reperja zgjodhi të mos e mohonte që e kishte me Dafinën, përkundrazi e konfirmoi me ironi duke thënë: “Po, kam një prapranicë të bukur.”

Image

(Kosova Sot Online)