Zbulohen detaje nga rikthimi i Beren dhe Kıvanç

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 18:42
Zbulohen detaje nga rikthimi i Beren dhe Kıvanç

Ishte viti 2008 kur aktorët e njohur Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtuğ u gjendën bashkë në sheshxhirimin e “Aşk-ı Memnu”, pa e marrë me mend që dashuria e tyre e ndaluar do të shndërrohej në një nga telenovelat më të njohura të të gjitha kohërave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kimia artistike mes tyre ishte aq e fortë sa teleshikuesit në të gjithë botën u dashuruan pas personazheve që interpretonin, Behlul-it dhe Bihter-it dhe mezi prisnin t’i shihnin sërish bashkë.

E po pritjes 15-vjeçare po i vjen fundi pasi dyshja e preferuar rikthehen në ekran pas një muaji.

S’mund të jetë tjetër veçse një film dashurie ai që i ka bërë bashkë pas kaq shumë vitesh. I konsideruar si “një histori për ndjenjat e forta dhe shanset e dyta“, filmi tregon historinë e Serin dhe Mehmet-it, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në New York.

Image

(Kosova Sot Online)