A është ndarë Dafina Zeqiri nga i dashuri?

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 10:46
A është ndarë Dafina Zeqiri nga i dashuri?

Këngëtarja Dafina Zeqiri u është përgjigjur në mënyrë epike aludimeve për ndarjen nga partneri i saj Kreshnik Gjergji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

E gjitha nisi, kur ndjekësit panë se artistja fshiu të gjithë ndjekësit në faqen e saj zyrtare në Instagram. Ajo ndiqte vetëm nënën e saj, studion muzikore dhe Presidenten Vjosa Osmani, por emri i Kreshnikut nuk u pa askund.

Menjëherë nisën thashethemet se çifti po kalonin një periudhë krize ose më e keqja, mund të ishin ndarë.

Megjithatë në përgjigje të të gjitha dyshimeve, Dafina zgjodhi mënyrën epike për t’u vërtetuar të kundërtën. Me dy postime në Instagram, ku shfaqen pranë njëri tjetrit më të dashuruar se kurrë, Dafina shkruan: Tu e përpilu listën e dasmës…

Image

(Kosova Sot Online)