Zhaklin Lekatari del me një njoftim të papritur

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 14:49
Zhaklin Lekatari del me një njoftim të papritur

Tashmë, opinionistët zyrtarë të edicionit të tretë të “BBV” janë konfirmuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Teksa Arbër Hajdari do të ruajë postin e tij edhe këtë vit, vendin e opinionistes Zhaklin Lekatari e ka zënë Ori Nebiaj.

 

Ajo do të jetë në panelin e opinionistëve çdo javë, për të komentuar lojën dhe ecurinë e ngjarjeve të formatit dhe personazheve këtë vit.

Emri i Zhakut u përfol jo pak për pozicionin që mbante deri tani, e duket se edhe ajo vetë është “mërzitur” paksa me vendimin e produksionit. Postimi i saj i fundit në InstaStory duket si një thumb për Orin dhe produksionin, që nuk e dha këtë post me meritokraci.

“Meritokracia. Kjo fjalë e panjohur në vendin tonë”- shkruan Zhaku, duke na futur në dyshime.

Image

(Kosova Sot Online)