Romeo dhe Heidi puthen në këtë vend

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 15:56
Romeo dhe Heidi puthen në këtë vend

Duket se në Big Brother VIP Albania 3 janë duke u konsoliduar tashmë çiftet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një raport është krijuar mes Meritonit dhe Ilnisës, e po ashtu mes Bardhit e Sara Gjordenit.

 

Por, tani siç shihet po krijohet edhe një tjetër çift i ri në këtë reality show.

Romeo Veshaj dhe Heidi Bace janë dyshja që këto ditë kanë sjell disa momente të bukura së bashku.Ndonëse nuk kanë shprehur ende ndonjë pëlqim, ata po shijojnë çdo çast me njëri-tjetrin.

Së fundmi u argëtuan në pishinë, ku nuk munguan as puthjet e përqafimet mes tyre.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë ky raport.

Image


(Kosova Sot Online)