Hiti i Bebe Rexhës ende në top-lista

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 22:02
Hiti i Bebe Rexhës ende në top-lista

Edhe 6 vite pas publikimit, hiti “Meant to be” i Bebe Rexhës në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line prek sërish maja klasifikimesh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga e yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare u rendit e para në klasifikimin e parë vjetor të publikuar për hitet e muzikës Country nga BBC Radio 2.

 

“Meant to be” kryeson listën me 10 këngë ku bëjnë pjesë edhe Islands in the Stream nga Dolli Parton dhe Keni Roxhers e 1983-shit, apo ikona “Take me Home, Country Roads” nga John Denver e vitit 1971.

 “Ment tu bi” u rendit muajin e kaluar mes këngëve më të shitura në historinë e Shtetet e Bashkuara, duke e futur Bebe Rexhën në listën ku bëjnë pjesë edhe këngëtare të famshme si Taylor Swift.

Image

(Kosova Sot Online)