A u ndanë përfundimisht Heidi dhe Romeo?

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 17:05
A u ndanë përfundimisht Heidi dhe Romeo?

Heidi dhe Romeo kanë vendosur ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në “Big Brother Vip”. Mbrëmjen e djeshme mes lotësh ata i kanë konfirmuar ndarjen njëri-tjetrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Tensioni mes dy banorëve ka nisur ditët e fundit kur Romeo filloi të dyshonte në ndjenjat e Heidit për të ndërsa kjo e fundit mendon se ai është ndikuar nga opinioni i banorëve të tjerë për të shkëputur marrëdhënien e tyre.

Gjatë mbrëmjes Heidi është parë e përlotur krahë Ilnisës e cila më pas ka biseduar me të dy për situatën.

Image

Pjesë nga biseda:

Heidi: Unë do jem e pa dukshme për ty, ta lehtësoj sa më shumë! Ndarje tamam,qëndrim,secili gjërat e veta

A je i lumtur?

Romeo: Nuk jam dhe këtë telenovel se bëj dot më

Heidi: A je i lumtur të pyeta?

Romeo: Jo pra thashë nuk jam

(Kosova Sot Online)