Roberti: Jam mërzit për vajzën dhe nuk po shkon dita

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 17:53
Roberti: Jam mërzit për vajzën dhe nuk po shkon dita

Roberti është shfaqur i përlotur në oborr këtë paradite. Shkak për këtë, siç ai tregon, është mungesa e të bijës dhe malli që ndjen për të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jam mërzit për gocën, nuk po duroj dot, nuk shkon dita”, tha ai.

 

Gjatë një bisede me Albanon ai theksoi se e mendonte më të lehtë qëndrimin e tij në “Ferma VIP”, teksa të njëjtën gjë ka pohuar edhe aktori.

“Kam tre-katër ditë që ndihem kështu”, tha Albano.

Roberti është baba i dy vajzave, teksa më e vogla, Rene, vjen nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi.

Image

(Kosova Sot Online)