Heidi godet Romeon: Ti je një debil!

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 15:55
Heidi godet Romeon: Ti je një debil!

Ҫifti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip3”, Heidi Romeo, duket se kanë pasur përsëri keqkuptime me njëri-tjetrin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ka qenë Heidi ajo që e ka quajtur debil,  ndërsa Romeos i ka mbetur hatri me fjalën ‘debil’ që Heidi përdori ndaj tij gjatë misionit që kishte nga prodiksioni, kur hiqej si motër e vëlla me Lidin.

 

“Romeos i vjen inat se nuk kuptoi asgjë dhe ngeli si debil”, kishte thënë Heidi, gjë që u transmetua në prime-in e së shtunës.

Image

Ditën e djeshme, Heidi i kërkoi falje Romeos, duke i shpjeguar se nuk e kishte në atë kontekst. Megjithatë, ky i fundit dukej paksa i mërzitur.

Heidi: “Nuk është për të të ofenduar, unë kam qenë e para që kam thënë që ke dalë super mirë”.

Romeo: “Dhe futesh aty brenda dhomës së rrëfimit dhe thua ‘Romeos i vjen inat se ka dalë si debil’”.

Heidi: “Po pra se nuk e ka kuptuar situatën, është si ‘stupido’”.

Romeo: “Po pra, pikërisht”.

Heidi: “Po nuk ishte aq rëndë nga ana ime, e di që ‘debil’ është e rëndë, po nuk e kam thënë në atë konotacion. E kam thënë ‘tipo stupido’, se në italisht është ndryshe, nuk po justifikohem”.

Romeo: “Po ma përdorin 100 veta tjerë tani prandaj”.

Heidi: “Më fal”!


(Kosova Sot Online)