Reagon Blero: Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën, ndjenjat e mia i përkasin plotësisht ‘bebes’

  • E.k /
  • 11 May 2024 - 10:08
Reagon Blero: Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën, ndjenjat e mia i përkasin plotësisht ‘bebes’

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ishte i ftuar në podkastin “Talk with Afrona” të ish- bashkëshortes sw tij Afrona Dikës, përcjell “Kosova St Online”.

Ish-çifti zhvilluan intervistën, ku në një moment dyshja në fjalë janë shfaqur tejet të emocionuar, ku nuk munguan edhe lotët.

Eshe pse intervista nuk dalë akoma, në rrjete sociale pati shumë pikëpyetje dhe komente rreth raportit të tyre.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram Blero sqaroi për intervitën, ku ai shkroi: “Më duhet të qartësoj diçka. Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe me ndryshu raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj. E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single që ta qartësojmë dhe këtë çështje”.

(Kosova Sot Online)