Roza Lati: Unë jam shumë e butë

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 17:32
Roza Lati: Unë jam shumë e butë

 Roza Lati tashmë ish-banore e “BBV” ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme si dhe rrëfimet personale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në BBV, Roza ka treguar vetëveten.

 

 "Kam dashur të më njohin, zemrën, si jam unë Roza e vërtetë si më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si unë, po ndërkohë që e mbaj veten, na kanë përndjekur paragjykimet pa na njohur tamam.

Unë jam shumë e butë, shumë e dashur dhe e ndjeshme për njerëzit e mi, e ndërgjegjshme, mbaj përgjegjësi për punën time, familjen time. Kështu që doja të më njihnin këtë anën tjetër. Ftesa për në “BBV” erdhi në vitin tim të zi. Doja të njihnit shpirtin tim të vrarë. 

Doja ta shihnin vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje Në BBV unë e njoha Rozën 95 për qind, më duhej një 5 për qind që të ma nxirrte Vëllai i Madh", ka theksuar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)