Kujt i shpalli 'luftë' Tayna?

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 19:55
Kujt i shpalli 'luftë' Tayna?

Tayna ka patur një përplasje të fortë me ish-menaxherin e saj Rinor Hykollin, çështje e cila mesa duket ka përfunduar në dyert e Gjykatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kështu ka bërë me dije vetë artistja përmes disa postimeve në rrjete sociale pasi Hykolli vendosi t’i bllokojë këngën e saj të publikuar pa bërë 24 orë.

Në postimin e fundit ajo i përgjigjet deklaratave të tij ku shprehej se ka qenë ai i cili e bëri atë artiste. Tayna thotë se ajo ka lindur artiste, teksa tashmë është koha që ai të merret me drejtësinë duke e paralajmëruar se do të përballet me pasojat pasi i bllokoi këngën.

“Artisti s’ekziston pa talentin! Se ku hyn ti këtu vetëm ti e di. Prej dashnis kam ardh’e me shumë mund jam rrit. Zoti më dhuroi talentin me ia tregu botës se kush jam, e jam falënderuese atij për këtë deri në përjetësi. E kam vlerësu punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në ta e sy mbyllur kam ec me ta… e ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qënka merita jote që prodhoke artistë e meqë je burrë atëherë bëj artiste dikë tjetër, më lër mua mosmirënjohësen. Të tjerat ja lë drejtësisë. Kanë dosje t’madhe me analizu e studiu. Si biznesmen që je, burrë e fabrikë Artistësh, paç fat”, shkruan Tayna në postimin e saj të fundit.

(Kosova Sot Online)