Dua Lipa ka marrë kritika pas performancës së saj

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 15:00
Dua Lipa ka marrë kritika pas performancës së saj

Dua Lipa ka marrë kritika pas performancës së saj akustike në koncertin NPR Tiny Desk, ku interpretuan katër nga hite të saj të njohura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

29-vjeçarja britanike këndoi “Training Season,” “These Walls,” “Happy For You,” dhe “Houdini” për publikun në New York.

 

Kjo ishte hera e dytë që Lipa performonte në Tiny Desk; hera e parë ishte gjatë pandemisë në vitin 2020.


Pas koncertit, disa fansa shprehën shqetësimin për cilësinë e performancës së saj, duke e quajtur atë të pakuptimtë.

Një person madje shkroi, “Kjo më lëndoi veshët”, ndërsa një tjetër tha se muzika e saj nuk funksionon në një format të tillë.

 

Disa komentues e vlerësuan performancën si të mesme dhe fajësuan versionin akustik të këngëve.

Një përdorues pyeti nëse Dua Lipa mund të këndonte vërtet, ndërsa të tjerë shprehën mendime negative, duke thënë se ajo “nuk ka talent.”

Megjithatë, ka pasur edhe ata që mendojnë se artistët si Lipa nuk përshtaten në këtë format dhe kritikuan shfaqjen e saj.

Image

(Kosova Sot Online)