Lexoni edhe:
'S'du me ni' thotë Remzie Osmani
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, është rikthyer fuqishëm në skenë me një koncert madhështor në qytetin e saj të lindjes, Prishtinë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Vesa performoi një përmbledhje të këngëve më të njohura të repertorit të saj, duke sjellë gjithashtu hite të pavdekshme të muzikës shqiptare.
'S'du me ni' thotë Remzie OsmaniLexoni edhe:
Koncerti shënoi një ngjarje të veçantë për artdashësit dhe u kthye në një festë të vërtetë muzikore.
Performancat elektrizuese të Vesës u shoqëruan nga një audiencë e veçantë, që përfshinte fansa të saj besnikë, artistë të njohur, politikanë dhe personalitete të jetës publike.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke treguar mbështetje për artin dhe kulturën vendore.
Ashtu siç kishte premtuar, Vesa Luma e ktheu këtë koncert recital në një mbrëmje të paharrueshme. Edhe pas 20 vitesh karrierë, ajo vazhdon të dëshmojë se energjia dhe shpirti i saj artistik mbeten të pandryshuar që nga fillimet.
Ky rikthim i shumëpritur i Vesës ishte një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të saj ndaj muzikës dhe fansave, duke lënë një gjurmë të thellë në memorien e të pranishmëve.
(Kosova Sot Online)