Parashqevi Simaku do këndojë për festat e fundvitit

  • A.P /
  • 20 December 2024 - 07:26
Parashqevi Simaku do këndojë për festat e fundvitit

Parashqevi Simaku do i rikthehet muzikës. Këngëtarja shqiptare pritet të bëhet pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këtë lajm e zbuloi biznesmeni Elton Ilirjani i cili u shpreh: Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes”

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku u rikthye në vëmendjen publike pak ditë më parë, pas një videoje të publikuar në mediat amerikane ku ajo merrte ndihma. Prej disa ditësh historia e këngëtares ka rrëmbyer vëmendjen e çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit.

Të shumta kanë qenë reagimet, një prej tyre edhe nga ish-burri i saj i cili ka folur mbrëmjen e djeshme, ku tha se është i lumtur që Shqipëria ka gjetur thesarin e saj të humbur.

Image

(Kosova Sot Online)