Lexoni edhe:
Manjola Nallbani lëndoj këmbën pasi u rrëzua
Arrestohet Braian Paiz, , kamerieri që i siguroi drogën këngëtarit britanik, Liam Payne, para se ai të humbte jetën tragjikisht në një hotel në Argjentinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Manjola Nallbani lëndoj këmbën pasi u rrëzua Lexoni edhe:
Sipas raportimeve të mediave të në Argjentinë 24 vjeçari është një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e yllit të popit dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë.
Paiz është takuar me këngëtarin në një restorant në Puerto Madero, në Buenos Aires pak përpara se ai të humbte jetën.
Ish-anëtari i grupit ‘One Direction’ vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor të vitit të kaluar.
Paiz dhe një punonjës hoteli, Ezequiel Pereyra, u akuzuan për furnizim me drogë në dy raste – një vepër që mbart një dënim nga 4 deri në 15 vjet, tha të hënën Zyra e Prokurorit Publik argjentinas.
Roger Nores, një mik i Payne, menaxherja e hotelit Gilda Martin dhe recepsionisti Esteban Grassi janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, e cila dënohet nga një deri në pesë vjet.
(Kosova Sot Online)