Shkurte Fejza, bëhet gjyshe për herë të dytë: Mirë se erdhe, Progon!

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 08:27
Shkurte Fejza, bëhet gjyshe për herë të dytë: Mirë se erdhe, Progon!

Artistja e njohur Shkurte Fejza,  ka ndarë me publikun një lajm të të gëzueshëm me fillimin e vitit 2025, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka njoftuar ardhjen në jetë të nipit të saj, Progon Behluli, fëmija i djalit të saj, Arbërit, dhe nuses së tij, Erza Behluli.

 

Në një postim emocionues në llogarinë e saj sociale,  Fejza ka shkruar: “Mirë se erdhe, Progon! Me zemër plot gëzim ju njoftojmë se djali ynë, Arbëri, dhe nusja jonë, Erza, sollën në jetë nipin tonë, të cilin e emëruam Progon, sipas themeluesit të Principatës së parë të Arbërit.”

Emri i nipit, Progon, ka një rëndësi të veçantë, pasi është zgjedhur për të nderuar figurën historike të themeluesit të Principatës së parë të Arbërit, një ngjarje e rëndësishme për historinë e shqiptarëve.

(Kosova Sot Online)