Gjesti ua merr rrobat banorëve nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës

  • A.P /
  • 21 February 2025 - 14:33
Gjesti ua merr rrobat banorëve nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku reperi Gjesti ka shkaktuar zemërim te disa banorë për shkak të një veprimi të tij të papritur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Gjesti ka marrë rrobat e lara të disa banorëve nga lavanderia dhe i ka hedhur në mes të dhomës së ndenjës, duke shkaktuar reagime të ashpra. Ai e justifikoi këtë veprim si një shenjë revolte, pasi kishte kërkuar disa herë që rrobat të largoheshin nga lavanderia, por kërkesa e tij ishte injoruar.

“I thashë disa herë t’i merrnin rrobat dhe nuk e bënë. Nuk jam unë shërbëtor këtu”, u shpreh Gjesti, duke mbrojtur qëndrimin e tij.


(Kosova Sot Online)