Bebe Rexha shënon një tjetër sukses

  • A.P /
  • 22 February 2025 - 16:11
Bebe Rexha shënon një tjetër sukses

Bebe Rexha ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e saj si kantautore, duke u bërë një nga artistet me dy këngë të certifikuara si “Diamond” në Shtetet e Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi u shpërnda nga një faqe e fansave të saj në platformën X (ish-Twitter), duke theksuar që këngët “Meant To Be” dhe “The Monster” kanë kaluar shifrën prej 10 milionë shitjeve secila, duke i dhënë asaj një tjetër njohje prestigjioze si tekstshkruese.

Kjo arritje e jashtëzakonshme u shpërnda edhe nga vetë Bebe Rexha në InstaStory, ku ajo postoi njoftimin bashkë me një reagim të ndjerë: “Unë si 13-vjeçare nuk do ta besoja kurrë që do të shkruaja dy këngë të certifikuara Diamond”.

(Kosova Sot Online)