
Lexoni edhe:
Geasy rikthehet me 'BABA'
Fenomeni i Big Brother Albania Vip, Gjesti është shprehur i zhgënjyer dhe i mërzitur me rrjedhën e lojës dhe vendimet e fundit, duke paralajmëruar se është pranë largimit të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Geasy rikthehet me 'BABA'Lexoni edhe:
Gjatë një bisede të mbajtur në dhomën e gjumit me Danjën dhe Eglin, ai deklaroi se ka vendosur të tërhiqet:
Më vjen të qaj, unë do ta lë lojën. Të martën do të largohem, mbajeni mend. Nuk duroj më,” – u shpreh ai, i prekur dhe i emocionuar.
Ai foli për një ndjesi të fortë të brendshme, një parandjenjë që – sipas tij – paralajmëron fundin e rrugëtimit të tij në këtë format:
“E kam një parandjenjë që është duke më mbaruar kulaçi. E kam dhënë shpirtin për këtë lojë, por nuk më duket e drejtë çfarë po ndodh,” – tha ai, duke shtuar se është i vendosur ta ‘ndezë vendin’ për të treguar të vërtetat e tij.
Referuar zgjedhjes së Rozanës për të çuar në finale dy banorë, ai ironizoi situatën:
“Katër veta me zarf të zi… çfarë ka bërë Rozana Radi këtu? Kë e ka larguar? Askënd. Nuk ka drejtësi, e do ta shihni,” – përfundoi Gesti, i revoltuar.
A do të qëndrojë në lojë apo të martën do të largohet vërtet? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
(Kosova Sot Online)