
Lexoni edhe:
Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë derisa Egli dhe Rozana përloten
Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka hyrë në historinë e “Big Brother” si konkurrenti shqiptar me qëndrimin më të gjatë ndonjëherë në një ambient të izoluar me kamera – plot 184 ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë derisa Egli dhe Rozana përlotenLexoni edhe:
Gjesti e nisi rrugëtimin e tij më 18 tetor 2024 në “Big Brother VIP”, ku qëndroi 83 ditë. Ai u eliminua në një televotim përballë Drilon Ramës – i cili më vonë u shpall edhe fituesi i atij edicioni.
Por ndonëse aventura e tij në BBVK përfundoi, rrugëtimi në botën e reality show nuk mbaroi këtu.
Vetëm një ditë pas eliminimit, Gjesti befasoi publikun me një tjetër hyrje spektakolare – këtë herë si banor në “Big Brother VIP Albania 4”, duke tronditur rrjetin dhe mediat.
Kalimi i menjëhershëm nga një format në tjetrin, e sidomos shkelja e kontratës me produksionin e BBVK, ngjalli shumë reagime e debat në rrjet.
Në Shqipëri, ai jo vetëm që la gjurmë si një nga figurat më të diskutueshme të edicionit të katërt, por ia doli të mbërrijë në finalen e madhe që zhvillohet sot. Me 103 ditë të tjera të kaluara në izolim në BBVA, dhe vetëm një ditë pushim mes dy aventurave, Gjesti ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 184 ditësh në total të kaluara përballë kamerave, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për një lojtar shqiptar në një reality show.
Sonte është nata vendimtare, ku Gjesti do të shpallet fitues zyrtarisht.
(Kosova Sot Online)