Gjesti e thotë publikisht: A me u vesh a me u ndreq!

  • A.P /
  • 21 May 2025 - 15:08
Gjesti e thotë publikisht: A me u vesh a me u ndreq!

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, është gati për rikthimin e tij në muzikë pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania 4, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Fituesi i spektaklit më të ndjekur në vend ka publikuar një pjesë nga projekti i tij i ri muzikor, duke shfaqur një atmosferë energjike dhe koreografi të kuruar, ndërsa kërcen në ritmin e këngës.

Me përshkrimin provokues “A me u vesh a me u ndreq”, videoja e publikuar u bë menjëherë virale, duke grumbulluar mbi 90 mijë pëlqime dhe më shumë se 20 mijë komente në një kohë rekord.

Kjo këngë shënon edhe rikthimin e tij në skenën muzikore, pas një periudhe izolimi në shtëpinë e Big Brother, ku Gjesti arriti të fitojë zemrat e publikut dhe çmimin e madh.


(Kosova Sot Online)