
Lexoni edhe:
Këta këngëtarë ishin në Pavlan për t'i shprehur ngushëllime Gjestit
Ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit i cili humbi jetën tragjikisht bëri bujë në rrjete sociale nga etja e të pranishmeve për të realizuar fotografi e video në prezencën e familjarëve që po e vuanin humbjen e djalit të tyre 15 vjeçar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këta këngëtarë ishin në Pavlan për t'i shprehur ngushëllime GjestitLexoni edhe:
Gjithçka nisi nga një foto që u bë virale dhe videot që e pasuan. Dy personazhe të njohur të showbiz-it, Gjesti dhe Egli përqafohen në një moment të thellë dhimbjeje, ndërsa turma përreth, me telefonat në dorë, filmon dhe fotografon.
Ishte pamja më e qartë e një çmendurie kolektive. E një shoqërie që ka humbur ndjeshmërinë, turpin, dhe ka deformuar strukturën e vet sociale.
Gjesti, këngëtar dhe fitues i një formati shumë të ndjekur si Big Brother VIP, qëndron i përkulur mbi varrin e vëllait të tij të vogël, humbur tragjikisht në një aksident. Sytë i ka të mbushur me lot, por gjen forcë për të qëndruar në këmbë, për t’u përqafuar me të dashurit.
Por ajo çka e rrethon nuk është dhembje e përbashkët, por një mur telefonash të ngritur si armë ftohtë. Kamera ndezur. Regjistrime. Story. Foto për më vonë, për “arkivën” e rrjeteve.
Dikur, vdekja ishte e shenjtë. Një moment që respektohej në heshtje, në përkulje, në dhembje të ndarë.
Sot, edhe trishtimi ka nevojë për audiencë. Çdo ndjenjë dokumentohet. Çdo dhimbje shndërrohet në përmbajtje.
Vdekja është kthyer në spektakël.
(Kosova Sot Online)