Dafina reagon pas shpërndarjes së fotove nga varrimi i vëlait të Gjestit: U trondita

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 08:15
Dafina reagon pas shpërndarjes së fotove nga varrimi i vëlait të Gjestit: U trondita

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së fotove dhe videove nga varrimi i vëllait të këngëtarit Gjesti, të cilat qarkulluan masivisht në media online dhe rrjete sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Dafina u shpreh e tronditur nga ajo që kishte parë, duke kritikuar mënyrën se si rrjetet sociale shpesh përdoren për të glorifikuar vëmendjen në kurriz të dhimbjes së të tjerëve.

 

“Rrjetet sociale janë të fuqishme, por gjithashtu të rrezikshme. Janë ndërtuar mbi vëmendjen, por nuk duhet të glorifikojnë llojin e gabuar të saj. U trondita kur pashë njerëz duke xhiruar me telefona në një varrim. Dhe disa ‘VIP-a’ që jepnin intervista e mburreshin online me atë që u ishte thënë. Disa të ashtuquajtur gazetarë bënin pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në skenë për veten e tyre. Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Momente që duhej të ishin private, u kthyen në një cirk,” shkroi ajo.

Dafina gjithashtu ndau reflektimin e saj personal dhe mësimin që dëshiron t’i japë të birit:

“Një ditë do t’i mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të qëndrosh larg, ata që japin shembullin më të keq. Humaniteti nuk duhet të shitet kurrë për vëmendje.”

Image

(Kosova Sot Online)