Fermeri që e udhëhoqi kryengritjen me ndihmën e skllevërve

  • 27 June 2016 - 23:54
Fermeri që e udhëhoqi kryengritjen me ndihmën e skllevërve

Ngjarja pak e njohur e periudhës së Luftës Civile është reduktuar në një leksion historie në filmin 'Free State of Jones'. Sikur nga frika për ta ofenduar dikë ose të bëjë një gabim në periudhën e ndjeshmërisë së lartë raciale, skenaristi e regjisori Gary Ross është treguar si tepër i kujdesshëm në paraqitjen e ngjarjes mahnitëse të Newton Knightit, fermerit nga Misisipi që ka pasur guximin që ta udhëheqë një kryengritje kundër Konfederatës nga brendia me ndihmën e një numri gjithnjë e më të madh të skllevërve. Filmat seriozë dhe të drejtpërdrejtë për skllavërinë kanë qenë të rrallë në shumë dekada, sa që është interesante që janë paraqitur dy të tillë në vitin 2016, ky dhe filmi 'The Birth of a Nation' i cili do të shfaqet në muajin tetor., transmeton gazeta Kosova Sot.

Ross e fillon filmin me skena të shkatërrimeve të Luftës Civile, derisa trupat e Konfederatës janë duke u vrarë në mënyrë sistematike derisa marshojnë drejt linjës së zjarrit të Unionit. Newton Knight (Matthew McConaughey), është një mjek i cili është edhe kundër ndarjes edhe kundër skllavërisë; ai është një rebel nga rastësia gjeografike. Vdekja e shpejtë e një të riu për të cilin kujdesej e shtyn atë që të dezertojë dhe të kthehet në shtëpi ku përpiqet që ta mbrojë bashkëshorten e tij të quajtur Serena (Keri Russell) nga konfiskimi ilegal i shumicës së posedimeve të tyre; ndërsa ajo shpejt nuk sheh zgjidhje tjetër përveç ikjes. Pas kësaj, i lidhur me një grup të vogël të skllevërve të ikur, ai e fillon karrierën e tij si një sulmues kundër jugorëve.

Një i bardhë akuzohet se është pjesërisht i zi

Filmi është absorbues në fillim, madje edhe për ata që kanë njohuri të mirë për luftën. Amerikanët që luftojnë amerikanët paraqesin një therje të rëndë, ndërsa Ross ia del që ta sjellë një ton të mirë derisa i shtron themelet për karrierën e paqëllimtë të personazhit kryesor. Pas 25-minutave, fokusi papritmas drejtohet në një skenë nga gjykata në fund të viteve 1940, në të cilin një person që duket të jetë i bardhë akuzohet se është pjesërisht i zi dhe për këtë arsye, i ndjeshëm ndaj akuzave për martesë të përzier. Në një mënyrë graduale, Newt fillon të besojë në qëllimin e tij dhe bën aleatë të rinj që janë në gjendje që të marrin hak ndaj torturuesve të tyre."Askush nuk e ka bërë një gjë të tillë për ta ndonjëherë", thotë Rachel (Gugu MbathaRaw), skllavja shtëpiake në një plantacion të afërm, e cila përfundon, duke u bërë shumë të mira skllevërve të ikur dhe që bëhet bashkëshorte e Newtonit.

Gjëja e parë që duhet të bëhet është që t'i hiqet qaforja e hekurt Moses-it (Mahershala Ali), liderit të kolektivit, ndërsa gjëja e dytë është që Newton t'i mësojë ata si t'i përdorin armët; gjë të cilën e mësojnë shumë shpejtë. Më pas ndodhin shumë incidente: familjet shkatërrohen, varen të pafajshmit, fermat dhe kishat digjen dhe ferri i luftës paraqitet tejet i gjallë. Në fund të filmit, paraqitet një varg i pengesave ndaj ndershmërisë raciale dhe barazisë, një gjë kjo që përfundon me një zemërim të jashtëzakonshëm pas marrjes së vendimit në rastin gjyqësor të viteve 1940.

(Kosova Sot)