Nart Zeqiraj në ‘CineLab’

  • 30 June 2016 - 10:31
Nart Zeqiraj në ‘CineLab’

Regjisori Nart Zeqiraj, autor i filmit ZIBIDI (2013), fitues i shumë çmimeve dhe pjesëmarrës në mbi 40 festivale ndërkombëtare, është përzgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në uorkshopin ‘CineLab’, i cili mbahet në kuadër të edicionit të 44-t të ‘Festival International du Film de La Rochelle’, i cili mbahet nga 1 deri më 10 korrik në qytetin historik francez - La Rochelle.

‘CineLab’ është program i mbështetur nga Instituti francez dhe i dedikohet talenteve të reja të përzgjedhura nga mbarë bota. Këtë vit në mesin e 17 të përzgjedhurve nga: Kanadaja, Gana, Islanda, Irani, Iraku, Izraeli, Koreja e Jugut, Turqia, Ukraina, Malta etj., regjisori 22-vjeçar, Nart Zeqiraj, do të jetë përfaqësuesi i parë nga Kosova. 

(Kosova Sot)