Mutantët mbinjerëzorë në listën e shfarosjes

  • 20 February 2017 - 15:34
Mutantët mbinjerëzorë në listën e shfarosjes

KRITIKË E FILMIT "LOGAN"

Sikur që sugjeron edhe titulli i tij, filmi "Logan" e zhvesh aktorin nga zilet dhe fishkëllimat e tij, nga spektakli dhe fishkëllimat e labirintit të franshizës "X-Men", për t'u përqendruar te mutanti i tij më i keqtrajtuar, Wolverine. Duke përzier mitologjinë e Marvelit me mitologjinë post-perëndimore, James Mangold ka bërë një film të tillë, i cili e merr fuqinë e tij nga kthesa e Hugh Jackmanit si hero i pashtershëm. Ai ngrihet kur i jepet rasti, kur një fëmijë i jepet nën mbikëqyrje, por ai përkundër të gjithave e gjen nivelin e duhur të urgjencës. Ky kapitull duhet të jetë i kënaqshëm edhe për fansat që janë aq besnikë ndaj kësaj franshize. Ata të cilët nuk janë të njoftuar aq mirë me nëntë vazhdimet paraprake të kësaj franshize, do ta kenë më vështirë që ta kuptojnë këtë film. Pas premierës në Berlin, pritet që ky film të sjellë fitime të mëdha nga shitja e biletave. Në filmin përfundimtar, me njërin prej roleve kryesore të karrierës së tij, Jackman në esencë është një ish-XMan. Jemi në vitin 2029 dhe mutantët mbinjerëzorë pritet që t'iu bashkohen tigrave në listën e shfarosjes. Nuk dihet të ketë pasur lindje të mutantëve për 25 vitet e fundit dhe, ata të paktët që kishin mbetur gjallë, jetonin në periferi të El Pasos. Numri i mutantëve të mbetur është saktësisht tre. X-Men lider, Charles (Patrick Stewart) tani ka aftësi telepatike, të cilat nuk mund t'i kontrollojë gjithmonë. Sikur edhe me krijesat e tjera në pleqëri, truri atij nuk i funksionon aq mirë, si më parë. Për të tani përkujdesen Logan, i cili tani është një shofer i dehur i limuzinës, me një aftësi gjithnjë e më të dobët të vetë-shërimit, si dhe Caliban (Stephen Merchant), një mutant albin me aftësi përgjuese, i cili i bën punët e shtëpisë për këtë treshe, derisa veten e ruan nga drita e diellit.

Ndiqet nga robotët

Më pas, në derën e tyre paraqitet një vajzë e re, Laura (Dafne Keen), me një sasi të parave dhe me një kërkesë finale të përkujdesjes së saj, Gabriela (Elizabeth Rodriguez, nga "Orange Is the New Black"), që Logan ta çonte atë në Kanada, sa më parë që të jetë e mundur. Laura është duke u ndjekur nga kundërshtari X-Men, Donald Pierce (Boyd Holbrook) dhe nga robotët, në emër të Dr. Rice (Richard E. Grant), i cili është i interesuar për programin i cili e kishte krijuar atë. Rolet në këtë film i luajnë: Hugh Jackman, Patrick Stewart, Boyd Holbrook, Stephen Merchant, Richard E. Grant, Eriq La Salle, Elise Neal, Elizabeth Rodriguez, Dafne Keen, Doris Morgado, Quincy Fouse, derisa regjisor është James Mangold.

(Kosova Sot)