Gjërat që nuk i keni ditur për Eva Mendes

  • 20 February 2017 - 15:41
Gjërat që nuk i keni ditur për Eva Mendes

RRËFIMI PËR AKTOREN ME LINJA TË HATASHME TRUPORE

Aktorja amerikane, modele dhe grua e zonja në biznes, Eva De la Caridad Mendes, është një nga femrat më të bukura në mbarë botën. Më shumë njihet për shkathtësitë e saj në aktrim, por Mendes ka edhe disa shkathtësi të tjera

Para se të bëhej aktore, kishte menduar të shkonte si murgeshë 

Ajo është dëshpëruar të punojë me disa regjisorë të famshëm

Pasi që është në biznesin e filmave tash e një kohë të gjatë, Mendes shpeshherë ofron lista të regjisorëve me të cilët do të dëshironte të punonte në të ardhmen. Së fundmi kishte marrë pjesë te filmi "Holy Motors", ku Mendes ka pranuar shumë merita për rolin e saj. Pos se ka refuzuar punën me disa regjisorë, Mendes u ka shkruar prapa disa regjisorëve, duke kontaktuar atë të filmit "Blue Valentine", regjisorin Derek Cianfrance. Duke thënë se ishte e njohur për punën e tij, Mendes pranon: "E kam vëzhguar për një kohë, jo si sy i keq, por më pëlqejnë filmat e tij. E di se ishte te "Morocco Film Festival" disa vite më parë dhe mendova me vete, 'Më duhet ta takoj këtë regjisor'. Ëndërr e ka të punojë edhe me Pedro Almodovar dhe David Lynch.

Me Ryan Gosling, dashurinë e jetës, u takua në xhirime

Takimi në xhirimin e filmit epik "Place Beyond The Pines", dy dashnorët e ardhshëm i kishte përcjellë që nga fillimi. Me Gosling, i cili aktron motoçiklistin që rilidhet me ish-in e tij, aktruar nga Mendes, çifti shpeshherë ishte në pozita komprometuese, për të cilat punëtorët e ekipit thonë se "ata kishin një kimi dhe dukej se po kënaqeshin së bashku duke xhiruar. Dukej se ishin miq të mirë dhe gjithmonë buzëqeshnin". Jo shumë kohë më pas, ata u panë në pushime, u fotografuan teksa putheshin dhe mbanin duart bashkë. 

I kanë dy fëmijë 

Pasi që është në lidhje me aktorin Ryan Gosling që nga viti 2011, zogjtë e dashuruar të Hollivudit fëmijën e tyre të parë, Esmeralda Amada, në botë e sollën në vitin 2014, dhe fëmijën e tyre të dytë, Amada Lee, në vitin 2016. Duke komentuar faktin pse ju kishte dhënë emrin e njëjtë, Mendes shpjegon se kishte lidhje me një pjesë- tar të familjes që e kishte dashur shumë, duke thënë "emri i gjyshes sime është Amada dhe Esmeralda Amada është emri i fëmijës më të vjetër, ne kishim disa emra për fëmijën e dytë dhe kur kishte lindur ajo nuk kemi ndier se këta emra ishin për të". 

Nuk di të gatuajë 

Përkundër rrënjëve të saj latine dhe dashurinë për të qenët vegjetarian, Eva Mendes në fakt nuk gatuar mirë. Po pra, ajo edhe vetë e ka pranuar se nuk ka shkathtësi në gatim. Mendes edhe sot e kësaj dite tregon mungesën e shkathtë- sive të saj në kuzhinë, përkundër faktit se tani është 42 vjeçe. Duke deklaruar se kishte shprehi aspak të mira për të konsumuar ushqimin e shpejtë dhe të porositur, apo për të konsumuar në restorante, Mendes së fundmi ka thënë, "tre herë në javë ushqimin na e sjellin në shtëpi dhe zakonisht dalim e hamë ashtë. Është kaq poshtëruese". 

Kishte dashur të jetë murgeshë

Të gjithë kanë karrierë që e ëndërrojnë kur janë fëmijë dhe gjërat që dëshirojmë t'i arrijmë kur të rritemi. Megjithatë, para se të bëhej aktore, në mendjen e saj Mendes kishte një karrierë të ndryshe krejt në mendje. Po pra, që nga mosha e saj e re kishte dashur të jetë murgeshë, Mendes ishte rritur si katolike e mirë. Mendes ka pohuar se gjithmonë kishte ngritur dorën në mësime dhe për fat të keq ishte shënjestër e të gjithëve. Në mendje dëshironte të ishte astronaut apo këngëtare e operave, më pas ishte vendosur për marketing, e më pas ishte përcaktuar për aktore. 

Prindërit e saj janë kubanezë 

Lindur në Majami, të dy prindërit e saj ishin nga ishujt e Karaibeve, Kubë. Po pra, me nënën Eva Perez Suarez dhe Juan Carlos, që ishin ikur gjatë revolucionit kubanez, familja ishte bartur në Floridë. Pas shkurorëzimit të prindërve, Mendes u zhvendos në Los Anxhelos, ku ishte rritur nga e ëma. Pasi kishte punuar shumë punë për t'u kujdesur për të, ajo kishte punuar edhe te "Mann's Chinese Theater", duke mos e ditur se vajza e saj do të jetë një yll. 

Ajo është vegjetariane

Pasi që gjithmonë ka pasur linja të hatashme trupore, bukuroshja Mendes njihet si vegjetarian. Ajo njihet për ushqimin e saj të ekuilibruar, Mendes thotë se ushqimi pa mish është mënyra për ushqim të shëndetshëm. Po pra, duke konsumuar vetëm fruta, bishtaja, perime dhe ushqime të bazuara në bimë, janë sekreti i trupit të saj. Mendes i përkrah shumë kafshët. 

Ajo është disenjatore e modës 

Pasi e kishte tentuar veten në modë në vitin 2012, Mendes ka bashkuar forcat me "New York & Co.", ajo merr pjesë në ofrimin e veshjeve për femra. Si ambasadore që është, Mendes është shfaqur në shumë fushata. Duke folur për marrëveshjen e përbashkët, shefi ekzekutiv i "New York & Co." Ka pohuar, "kur janë pyetur klientët për të emërtuar emrin e një yllit që ata dëshirojnë të jenë, emri i Eva's ishte përsëri dhe përsëri në majë, dhe bazuar në këtë, kemi ndjekur udhëzimet e tyre".

(Kosova Sot)