Rrëfimi tragjik i jetës së Pierce Brosnanit

  • 24 April 2017 - 16:31
Rrëfimi tragjik i jetës së Pierce Brosnanit

Po ta shikonit nga jashtë, do të mendonit se Pierce Brosnan është vetëm edhe një aktor i Hollivudit, i cili po e përjeton një pleqëri të lumtur, pas një karriere të suksesshme, por gjërat qëndrojnë ndryshe,transmeton gazeta Kosova Sot.
S i në jetën private, e më pak edhe në karrierë, Pierce Brosnan ka pasur ngjarje të tmerrshme. 
I vdes gruaja nga kanceri
Në vitin 1991 Pierce Brosnanit i ndodhi një tragjedi familjare: gruaja Cassandra Harris i vdiq nga kanceri i vezorëve, pas katër vitesh beteje me këtë sëmundje. Kjo humbje e dëmtoi shumë rëndë aktorin, i cili as që mundohej ta fshehte atë nëpër të cilën ishte duke kaluar. Disa vjet më pas, ai u martua me gruan e tij të dytë, Keely Shaye Smith, e cila i ndihmoi që ta tejkalonte mërzinë. 
Përsëri kanceri i vezoreve, kësaj here ia merr vajzën
Kur e kishte marrë veten pak nga vdekja e gruas së parë, në vitin 2013 Pierce Brosnan u takua përsëri me armikun që ia kishte marrë gruan, me kancerin e vezoreve. Kësaj here ai ia mori vajzën, Charlotte. Ndoshta meqë ky ishte takimi i dytë fatal me këtë sëmundje, Brosnan kësaj here ishte më i fortë. E kishte shoqëruar vajzën e sëmurë deri në altar, ku ishte martuar me të dashurin e saj të kamotshëm, me të cilin kishte edhe fëmijë. Martesa u bë dy javë para vdekjes së vajzës. 
I biri i lëndohet seriozisht në një ndeshje 
Në vitin 2000, Brosnan sa s'mbeti pa të birin e tij, i cili bëri ndeshje derisa ishte me disa shokë të tij, ku shoferi ishte duke vozitur në gjendje të dehur. Dhe, i biri i Brosnanit, Sean, kishte vetëm 13 vjet. Përjetoi lëndime të shumta trupore, duke përfshirë edhe një lëndim të kurrizit. Shoferi ishte kushëri i Brosnanëve. 
Të atin e takoi vetëm një herë 
Edhe pse jeta e Brosnanit si i rritur u trand nga vdekja e gruas dhe vajzës, as fëmijëria e tij nuk ishte më e mirë. Ai u rrit pa e njohur të atin (të cilin e takoi vetëm një herë), derisa edhe e ëma thuajse kurrë nuk ishte në shtëpi, meqë vazhdimisht punonte. Të atin e takoi në moshën 31-vjeçare, vetëm një herë. "Do të doja ta njihja më mirë", kishte thënë ai më pas. 
Është bërë tepër i pasjellshëm 
Pas rolit të James Bondit, filmat e Brosnanit janë katastrofë e gjallë. Brosnan ka ndryshuar edhe si njeri. Ai është bërë tepër i vrazhdët, i ashpër dhe i pasjellshëm 
 

(Kosova Sot)