“The Square” fiton “Palmën e Artë” në Cannes

  • 29 May 2017 - 12:15
“The Square” fiton “Palmën e Artë” në Cannes

“The Square” është filmi suedez me regjisor Ruben Ostlund, që fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Cannes.

Ky film është një nga 19 filmat që konkurruan për çmimin "Palme d’Or", "Palma e Artë", shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Juria u drejtua nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar, ndërkaq filmi ka marrë komente shumë të mira.

Fituesit tjerë në Cannes janë:

Palme d’Or, Palma e Artë: The Square

Çmimi për 70 vjetorin: Nicole Kidman

Regjisori më i mirë: Sofia Coppola

Aktorja më e mire: Diane Kruger

Aktori më i mirë: Joaquin Phoenix

Skenaristi më i mirë: Yorgos Lanthimos dhe Efthymis Filippou

(Kosova Sot)