Si u shndërrua Ariana Grande në një heroinë?

  • 29 May 2017 - 15:56
Si u shndërrua Ariana Grande në një heroinë?

Grande ka rreth 106 milionë ndjekës në rrjetin shoqëror "Instagram"

Ariana Grande është ylli që ishte në qendër të vëmendjes në tragjedinë britanike në veri të qytetit. Shumë stacione të radiove kishin zgjedhur të luajnë "Oasis" me lajmin përcjellës për sulmin, për shkak të lidhjeve me Mançesterin, e jo muzikën e vetë Grande-s. Ajo me gjasë është një këngëtare shumë e famshme, por jo në mënyrën që britanikët, ose së paku britanikët e një moshe të caktuar, me të vërtetë mund ta kuptojnë. 

Këngëtare që ka shumë adhurues të rinj

Ajo është nga Boka Raton, në qytet i vogël në veri të Majamit, Floridë, një ish- yll i "Nickelodeon", që kryesisht performon me reperë, dhe është produkt i epokës së internetit. Është e vërtetë se ajo ka shumë adhurues të rinj. Dhe është e vërtetë, se në njëfarë mënyre, ajo është ylli që e adhurojnë dhe ëndërrojnë fëmijët. Edhe pse tani ajo është 23 vjeçe, ajo duket si një princeshë nga Diznei në maturën e saj, që ka lidhur flokun nga prapa dhe ka shtuar pak shkëlqim në buzë. Por, kjo është vetëm një pjesë e vogël e fotografisë. Në mënyra të tjera, ajo është yll subversiv, që e gjen veten me adhuruesit e saj dhe me vendin e saj. Karriera e saj ka filluar si një adoleshente në televizionin e fëmijëve. Në vitin 2009, si 16 vjeçe, Grande ishte paraqitur në audicion për shfaqjen e re te "Nickelodeon". "Disney Channel" atëherë kishte Miley Cyrus-in, Demi Lovato-n dhe "Jonas Brothers". Për më shumë, Grande e fitoi vendin e punës dhe shfaqja e saj "Victorious" kishte ndihmuar kanalit të fitojë pasuri të madhe. 

Dueti me reperin Mac Miller

Kur e kishin pranë vetes, ata te "Nickelodeon" nuk dëshironin më ta linin të shkonte. Ajo mbeti në kurthin e gjithësisë së tyre. Për revistën "Rolling Stone", të cilën në atë periudhë kohore ajo e urrente, duke e quajtur "jo-autentike dhe false". Ajo përshkruan një video si "momentin më të keq të jetës së saj … më kanë dhënë një ten jocilësor për trup dhe më kanë vendosur në një fustan princeshe dhe më kanë sjellë rrugëve të ndryshme". Në vitin 2013, ajo ka lansuar këngën e saj "The Way",që ishte një duet me reperin Mac Miller. Në njëfarë mënyre, është një këngë e kompletuar me tekst seksual. Porse ka dashuri dhe ndershmëri po ashtu. "Ti më ke dhënë diçka nga ajo./ e kam dashur gjithë kohës, më nevojitet për çdo ditë", i drejtohet ajo Miller-it. "Ti je princeshë në publik, porse më fut tmerrin kur vjen koha", ia kthen ai. Në këtë video, ekziston një kimi flirtuese që shkon më tej se secili regjisor që mund të ketë kërkuar. Apo ajo që e bën dhe e përmbush këngën është vokali i saj: i fortë, delikat, me pupla si "Coca-Cola", tingëllon si zë i rënë në dashuri. Një vit më parë, Miller dhe Grande filluan të dilnin bashkë dhe tanimë pothuajse gjithmonë fotografohen pranë njëri- tjetrit. Grande ka vazhduar edhe më tutje të performojë me artistë të tjerë. Disa nga këngët e saj - "Right There" me Big Sean, "Problem" me Iggy Azalea dhe "Bang Bang" me Nicki Minaj dhe Jessie J - ia shtyn karrierën e saj edhe më tej. "Be My Baby", me produksion të artistit të vallëzimit norvegjez Cashmere Cat, dhe "Hands on Me", atëherë më pak të njohurin, reperin e "Harlem", "A$AP Ferg", që të dyja ishin këngë të jashtëzakonshme, që kryesisht ishin të kërkuara te nëntë vjeçët. 

Kënga me 1 miliard klikime në "YouTube"

Më pas ishte marrë nën kujdesin e Scooter Braun, menaxheri i superyllit Justin Bieber dhe Kanye West. Në vitin 2016, ajo kishte tentuar ta pushonte Braun-in dhe të punësonte të ëmën, por shumë shpejt e kishte kuptuar se ky ishte një gabim. Që nga momenti kur ai është kthyer në ekip, karriera e saj ka prekur qiellin: videot e Grande-s janë hite - kënga e saj "Side to Side" (një tjetër bashkëpunim me Minaj) pothuajse ka 1 miliard klikime në kanalin "YouTube". Ajo ka rreth 106 milionë ndjekës në rrjetin shoqëror "Instagram" dhe është përdoruesja e tretë në këtë platformë. Ka marrë pjesë te emisioni i "Jimmy Fallon's Tonight Show"

(Kosova Sot)