< Si e ndërtoi Harvey Weinstein një perandori me ngacmime dhe kërcënime - Kulturë - Kosova Sot
Si e ndėrtoi Harvey Weinstein njė perandori me ngacmime dhe kėrcėnime

Si e ndėrtoi Harvey Weinstein njė perandori me ngacmime dhe kėrcėnime

Nëse ekziston ndonjë fjalë që e shpjegon statusin e Harvey Weinstein në industrinë e filmit për kaq shumë vite dhe ia ka mundësuar atij që të abuzojë me shumë aktorë është "Miramax". Kjo është kompania që më vonë të bëjë revolucion idenë për biznesin në filma, që Harvey dhe i vëllai i tij Bob e kanë themeluar në vitin 1979. Emri ishte vërtetë i lezetshëm, përfshinte emrat e prindërve të tyre, Miriam dhe Max, që i kanë rritur në korporatën të ashtuquajtur "Electchester", në Nju Jork. Max ishte prerës i diamanteve në "Diamond District" të Menhetenit te "47th Street". Ai kishte ëndërruar që të hapte një dyqan aty në kënd, duke kombinuar diamantet me ngjyrën e gjelbër për të parën herë dhe kishte mjaft fitime kur u shfaq me këtë ide. Kënga e tij e preferuar ishte "If I Were a Rich Man" nga "Fiddler on the Roof", e filmi i tij i preferuar ishte "Producers". Të shtunave ai djemtë i kishte dërguar në kinema dhe kështu ishte rritur dëshira e tyre që karrierën e tyre do ta dërgonte përpara.

Vitet e para të kompanisë "Miramax" ishin të ngadalshme

Në moshën 15-vjeçare, Harvey ishte i prirë për të shikuar filma të huaj, të cilën Bob-i, dy vite më i ri në moshë, nuk e kishte kuptuar, deri në momentin e lakuriqësisë në artin suedez "I Am Curious" (1967) që e bëri kureshtar dhe ia kishte kushtuar vëmendjen. "400 Blows" ishte i preferuari i Harveyt. Max kishte ndërruar jetë më 1976, para se bijtë e tij të linin gjurmë. Bob njëherë kishte shkruar se si Max kishte ulur djemtë e tij dhe ju kishte folur tregimin për Kenedët; si John dhe Bobby ishin "shembulli i përsosur" i një familjes së fortë. "Dhe ju djem mund të arrini po aq sa edhe ata", thotë ai. "Nëse rrini dhe punoni bashkë, asgjë nuk është e pamundur". Vitet e para të kompanisë "Miramax" ishin të ngadalshme meqenëse kishte depërtuar me lansimet nga teatri dhe filmat dhe koncertet, derisa respektin e kishin arritur kur kishin shpërndarë dokumentarin e Errol Morri, me titull "Thin Blue Line" (1988). Gjithçka kishte ndryshuar nga vitet prej 1989 deri 1993. Steven Soderbergh me "Sex, Lies and Videotape" (1989) kishte fituar "Palme d'Or in Cannes" dhe ishte bërë filmi më fitues i pavarur, që nga viti i filmit "Halloween" (1978). Kompania kishte arritur një sukses të madh dhe kritika shumë pozitive me "My Left Foot", "Cinema Paradiso" dhe "The Crying Game", të gjithë prej tyre kishin fituar 'Oskar'. Në vitin 1993, "Disney" e ka blerë kompaninë për 60 milionë dollarë dhe një fazë e ri e pasurisë kishte filluar. Një vit para se të shitej te "Disney", Bob kishte themeluar një degë jashtë "Miramax", të quajtur "Dimension Films",krahun e tij të kompanisë, të cilën e kishte përdorur për filmat horor. "Me të vërtetë nuk po e di se çfarë po bën Bob atje" kishte komentuar njëherë Harvey. "Ai luan me kutitë e tij, unë me të mijat". Ishte filmi i Tarantino-s me titull "Pulp Fiction" (1994) që ishte filmi i parë që "Miramax" e kishte financuar komplet dhe kishte fituar rreth 214 milion dollarë, derisa kishte një buxhet prej 8.5 milionë dollarë. Atë vit kishte humbur "Best Picture Oscar", i cili kishte shkuar te "Forrest Gump".

Taktikat e dy vëllezërve

Në ndërkohë, edhe "Dimension" po ecte mirë, me filmin "The Crow" (1994). Ai kishte fituar 173 milionë dollarë me një buxhet prej 14 milionë. Objektivat e Weinstein me regjisorët e tij ishin të vërejtur gjatë kësaj epoke - më shumë sesa ofendimet seksuale. Ai kishte kërcënuar Julie Taymor dhe bashkëshortin e saj, kompozitorin Elliot Goldenthal, me dhunë fizike që nuk ishin pajtuar rreth një tekstit për filmin "Frida" (2003). Në ndërkohë, dyert rrotulluese të "Miramax" ishin për t'i frikësuar asistentët dhe për të përdorur taktikat e të dy vëllezërve Weinsteins, që përdorin edhe abuzimin verbal. Fushata ekstreme e dështuar e Weinstein- ëve për t'i fituar Martin Scorsese çmimin e parë për "Best Director", me filmin "Gangs of New York" (2002), kishte ndikuar tek ata. Refuzimi ndaj tyre ishte rritur dhe dështimet e shumta me investim dhe mos kthim të mjeteve me "All the Pretty Horses" (2000), "Captain Corelli's Mandolin" (2001), "The Shipping News" (2002) dhe sidomos "Cold Mountain" (2003) - ia dhanë një goditje të fortë. "Disney" nuk e kishte lejuar Weinstein-in që të financonte "The Lord of the Rings", i cili më pas u bë si investimi më i mirë i rivalëve të tij të vjetër "New Line Cinema". Natyrisht, vinin edhe "Amélie" (2001), hiti me "Chicago" (2002), dhe vazhdimet e Tarantino-s me "Kill Bill" (2003-4).

(Kosova Sot)

15 orë e 53 minuta më parë