< Si ia shpëtoi jetën Faye Dunaway këngëtarit Mick Jagger? - Kulturë - Kosova Sot
Si ia shpėtoi jetėn Faye Dunaway kėngėtarit Mick Jagger?

Si ia shpėtoi jetėn Faye Dunaway kėngėtarit Mick Jagger?

ISHTE AFËR VDEKJES

Këngëtari i bendit "Rolling Stones", Sër Mick Jagger, ishte shumë afër vdekjes nga një mbidozë e drogës, derisa bendi ishte në kulminacionin e famës, thuhet në një libër të ri. Jagger 'ishte mavijosur në fytyrë', para se të shpëtohej nga aktorja fituese e çmimit Oskar, Faye Dunaway dhe burri i saj, këngëtari Peter Wolf.

'Mick ishte i kaltër, me buzët ngjyrë rozë'

Kjo ndodhi shpjegohet deri në detaje në një libër të ri rreth publikimit ikonik muzikor amerikan, "Rolling Stone", pjesë ekskluzive të të cilit libër sillen në revistën "Event". Në një incident, Diane Chess, gruaja e publicistit me ndikim të muzikës rok, Marshall Chess, rikujton një pasdite traumatike në mes të viteve 1970 kur ajo dhe burri i saj, përpiqeshin që t'ia shpëtonin jetën Jagger-it në apartamentin e tyre, në Nju- Jork. 

'Isha lart, në dhomën e gjumit, kur dëgjova zhurmën e shpullosjes dhe burrin tim, duke bërtitur, "Mick! Mick!", gjë që më bëri të shkoja për të parë se çka ishte duke ndodhur', shkruan ajo. 'Mick ishte i kaltër, me buzët ngjyrë rozë'. Burri i saj më pas qe i detyruar që këngëtarit t'i jepte frymëmarrje gojë më gojë, duke tentuar që t'ia kthente frymëmarrjen. Jeta e Jaggerit më pas u shpëtua kur Dunaway, Wolf dhe presidenti i atëhershëm i kompanisë 'Atlantic Records', Ahmet Ertegun, sollën rend në skenën kaotike, duke u përkujdesur që Jagger të dërgohej në spital.

Zemërimi i Jagger-it

Incidenti nuk kishte mbërritur te shtypi i kohës. Libri i ri, me titull "Sticky Fingers: The Life And Times Of Jann Wenner And Rolling Stone Magazine", eksploron lidhjen shpesh të brishtë midis sër Mick Jagger-it dhe Jann Wenner-it, themeluesit të revistës "Rolling Stones" në vitin 1967. Jagger në fillim ishte i zemëruar që revista kishte marrë emrin e bendit të tij dhe kishte thënë se do të ngriste padi, por, ai dhe Jenner më pas arritën marrëveshjen në të mirë të dy palëve. Chess tregon sesi Wenner vazhdimisht i vardisej Jaggerit, dhe e kishte vendosur atë 31 herë në ballinën e revistës së tij, më shumë se çdo pop yll tjetër. Miqësia e tyre e ngushtë kishte shkaktuar të lindnin spekulimet se ata të dy, në fakt, ishin dashnorë.

(Kosova Sot)

9 orë e 25 minuta më parë