< Aktorja e Titanikut në film tradhton burrin nën hundën e bashkëshortit të saj - Kulturë - Kosova Sot
Aktorja e Titanikut nė film tradhton burrin nėn hundėn e bashkėshortit tė saj

Aktorja e Titanikut nė film tradhton burrin nėn hundėn e bashkėshortit tė saj

KATE WINSLET PËR FILMIN 'WONDER WHEEL'

"Fakti që këto gra po fillojnë të flasin për sjelljen e keqe të një prej prodhuesve tanë më të rëndësishëm dhe të mirënjohur të filmit është jashtëzakonisht diçka e guximshme dhe thellësisht tronditëse për të dëgjuar" ka thënë Winslet.

"Për mua është shumë interesante se si secila punë e vetme që e bëj është ndryshe secilën herë" 

Me një karrierë mbresëlënëse, që shtrihet brenda tri dekadave, në më shumë se dyzet filma, shtatë nominime për 'Oskar' dhe një të fituar, aktorja Kate Winslet ka famë dhe respekt. "Për mua është shumë interesante se si secila punë e vetme që e bëj është ndryshe secilën herë", thotë aktorja Winslet për "New Yorker". "Mendoj se është sikur t'ia ngulitësh sytë një dhomës së papastër. Mendoni me vete: 'Oh ta hajë dreqi ku të filloj'? Rrëmuja është gjithmonë ndryshe derisa gjërat e grumbulluara gjithmonë do të jenë më ndryshe. Është si një ndjenjë sikur bart mbeturinat nëpër dhomë". Roli i saj i fundit si një amvise me shumë telashe në filmin e Woody Allen me titull "Wonder Wheel", atë e prezanton si një aktore me shumë sfida me të cilat kurrë deri më tani nuk ishte përballur.  

Allen e ndërpreu Winsletin

Personazhi i saj, Ginny, është një femër e viteve 1950 në Koni Ajlënd, që është në lidhje me rojën e plazhit (Justin Timberlake) që ndodh nën hundën e bashkëshortit të saj (Jim Belushi). Winslet nuk kishte qenë aspak e sigurt nëse do të mund ta portretizonte këtë personazh kur për të parën herë e kishte lexuar tekstin e filmit. Pasi që kishte nënshkruar për filmin, Winslet kishte kaluar një verë sipas mënyrës së saj. Në xhirime, Allen e kishte ndërprerë atë njëherë dhe ai e kishte shikuar në sy dhe i kishte thënë se ishte "tepër aktruese". "Unë mendova se ishte e mahnitshme", shpjegon Winslet. "OK, çfarë duhet të bëj"? Derisa ajo pyet, Allen i përgjigjet: "Ti e di se çfarë duhet të bësh. Mos bëj gjë. Bëje më mirë". Që nga viti 1994 me filmin "Heavenly Creatures", Winslet misionin e kishte ta shfaqte veten në ekran. "Një nga dhuratat më të mëdha që kam pasur në jetën time ishte ta pranojë afërsinë si të një motrës nga Kate", thotë mikja e saj, Shailene Woodley, që e kishte takuar atë në 2013, derisa po bënin "Divergent". 

Një diskutim i vështirë

Takimi me Winslet për këtë intervistë ishte bërë dy javë pasi ishin publikuar tregime bombastike në "The New York Times" dhe "The New Yorker", ku shfaqeshin disa detaje se Harvey Weinstein kishte abuzuar seksualisht me disa femra. Shumë shpejt, aktroja Winslet kishte lëshuar një deklaratë për "Variety" duke dënuar veprimet e tij, me të cilin edhe ajo kishte punuar në vitin 2008 për filmin "The Reader". "Fakti që këto gra po fillojnë të flasin për sjelljen e keqe të një prej prodhuesve tanë më të rëndë- sishëm dhe të mirënjohur të filmit është jashtëzakonisht diçka e guximshme dhe thellësisht tronditëse për të dëgjuar", ka thënë Winslet. Që nga atëherë, Hollivudi është marrë me këtë punë se çfarë duhet të bëjnë për t'i ndaluar përbindëshit e tillë. Në pyetjen që i ishte bërë rreth diskutimit për filmin e Woody Allen dhe se kishte fjalë kundër tij dhe nëse ky faktor kishte ndikuar në vendimin e saj për t'u shfaqur në filmin e tij, ajo shprehet: "Hëm. Ishte vetëm një diskutim i vështirë, me dëshirë sot nuk do të flisja për këtë". Pyetja e radhës për të ishte: "Kishte kritika në rrjetet shoqërore për atë që keni thënë në "New York Times", ku ju keni thënë se Allen ju ka ofruar "një përvojë shtesë të jashtëzakonshme"? Përgjigja e saj ishte: 'Unë nuk lexoj rreth asaj se si njerëzit reagojnë në gjëra të tilla. Ne si aktorë gjithmonë do t'i themi gjërat që nuk janë të mira", thotë ajo. Pyetja: "Allen ju ka ofruar një rol për filmin e tij të vitit 2005, me titull "Match Point"? Përgjigjja: "Po, kjo është e vërtetë. Sa herë që kjo përmendet, gjithmonë ndihem kaq keq për Scarlett Johansson. Gjërat përzihen gjatë gjithë kohës. Zoti e di sa herë kam qenë si zgjedhja e katërt apo e pestë". Pyetja: "Përse e ke refuzuar"? Përgjigjja: "Ishte Woody Allen. E kam menduar se nuk mundem ta bëj këtë. Atëherë djali im ishte vetëm 9 javësh. Do të më ishte dashur të heq dorë nga kujdesi për djalin. Do të ishte shumë kjo për jetën time dhe foshnjën time. Unë thjesht nuk kam mundur ta bëj. Unë i thashë: "Me të vërtetë më vjen keq, ky nuk ishte vendimi i duhur që kisha bërë". Pyetja: "Si jeni ndier kur ju ka dëshiruar për filmin "Wonder Wheel"? Përgjigjja: "Kam folur me të në telefon dhe ma ka përshkruar personazhin. Më tha, "Mendoj se është roli i mirë për ty".  

(Kosova Sot)

22 orë e 18 minuta më parë