Kaos, konflikte dhe gjithçka tjetër

  • 03 November 2017 - 17:49
Kaos, konflikte dhe gjithçka tjetër

KRITIKË FILMIT 'A BAD MOMS CHRISTMAS'

Aktoret Mila Kunis, Kristen Bell dhe Kathryn Hahn, bashkohen me Christine Baranski, Cheryl Hines dhe Susan Sarandon, në vazhdimin e hitit veror nga viti 2016. Filmi "Bad Moms" ishte një film i këndshëm, kryesisht falë rikthimit të aktores Kathryn Hahn në trion e madhe. Filmi nga viti 2016 kishte befasuar edhe në arkat filmike që edhe shpjegon faktin përse janë kthyer me filmin e radhës të quajtur "A Bad Moms Christmas", vazhdim ky që s'do të na mbajë larg zonjave. Natyrisht, ky film është argëtues.

Stresi i fundvitit

Me komikët e hatashëm si Hahn dhe prurjen e re Christine Baranski në bord, ka shumë rreshta shakaje në film. Filmi "Bad Moms Christmas" është më i zhurmshëm, më i zënë dhe shumë më i këndshëm se origjinali. Amy dhe Jesse tani jetojnë së bashku, e familjet e tyre jetojnë në harmoni. Një pasdite në një qendër tregtare, Amy, Kiki dhe Carla po shikojnë ta pjekin stresin e fundvitit, dhuratat, ndejat, për t'ju dhuruar fëmijëve të tyre një festë më të mirën. Tentimi i zonjave që të kenë një festë Kërshëndellas sipas dëshirës dhe kushteve të tyre komplikohet si pasojë e arritjes së nënave të tyre.

Vërejtjet agresive

Amy ka frikë nga nëna e saj snobe Ruth (Baranski), derisa bashkëshorti i saj (Peter Gallagher) jep vërejtjet e tij agresive dhe pasive. Nëna e Kiki-t, Sandy (Cheryl Hines), ende vesh pizhamet me foton e vajzës së saj. Dhe, në fund, Isis (Susan Sarandon) është kaq e zjarrtë sa që bën vajzën e saj Carla të duket si një paragon i përgjegjshmërisë. Kaos, konflikte e çka jo tjetër. Ajo që bën ky film është se nuk i humb as meritat nga filmi paraprak.  

(Kosova Sot)