Rebelimi i vajzave

  • 23 November 2017 - 18:07
Rebelimi i vajzave

KRITIKË E FILMIT 'COUP D'ETAT'

Situata aktuale në botë, shikuar nga cilido aspekt, nuk ofron shumë shkak për humor. Për këtë shkak, ajo që nevojitet, është një satirë me qëllim të caktuar, që ven në pyetje absurditetin e politikës qeveritare tani, ku filmi "Coup d'Etat" mund të shërbejë mirë. Duke parë se nxënësit fillestarë të shkollës së mesme janë 'targetë' tepër të njohur, regjisorët e vejnë theksin te rebelja e vitit të dytë, Tatiana Mills (Odeya Rush). Tatiana ka një problem, apo thënë më qartë shumë probleme: tri vajzat tepër të popullarizuara, të udhëhequra nga Sarvia (Fish Myrr).

Korrespodenca me diktatorin karibean

Problemi i vërtetë është se këto tri vajza nuk respektojnë ato rregulla që vet i caktojnë, prandaj Tat mbetet e bindur se ato nuk mund ta udhëheqin shkollën. Por, ato vajza vazhdojnë me poshtërimin e vazhdueshëm dhe të suksesshëm të Tatianas. E lënë vazhdimisht nën hije nga kolegët e klasës, për shkak të animit të saj kah anarkia dhe përkushtimit ndaj muzikës punk, ajo nuk ka gjasa që ta mbajë statusin e mbretëreshës së mbrëmjes së maturës. Por, derisa për Tatianën kjo mund të jetë OK, nëna e saj e shkurorëzuar Darlene (Katie Holmes) do të preferonte që ajo të sillej ndryshe. Në këtë moment, Tat fillon një korrespodencë të rregullt me diktatorin karibean gjeneralin Anton Vincent (Michael Caine), si taktikë për pengimin e mbajtjes së një detyre të klasës, të dhënë nga mësuesi i saj i studimeve sociale (Jason Biggs). Ajo që befason, është se Vincent përgjigjet në letrën e Tatianës dhe ata fillojnë një letërkëmbim të shpeshtë, duke iu ankuar njëri-tjetrit rreth rivalëve të tyre të perceptuar.

Vincenti bie si pasojë e sulmit nga rebelët

Kështu, kur qeveria e dhunshme dhe e korruptuar e Vincentit bie si pasojë e sulmit nga rebelët, e mbështetur nga SHBA-ja, ai ikë në vendin e vetëm të sigurt: në shtëpinë e Tatianës, në periferi të Gjeorgjisë. Tatiana e merr atë në shtëpi fshehurazi nga nëna e saj. Ata dy me të shpejtë formojnë një aleancë të papritur, pasi që ajo pajtohet t'i ndihmojë Vincentit që ta rimarr kontrollin mbi vendin e tij, e në këmbim, ai i premton Tatianës se do ta mësojë si t'i nënshtrojë kolegët e shkollës. Rolet në këtë film i luajnë: Michael Caine, Katie Holmes, Odeya Rush, Jason Biggs, Seth Green, Fish Myrr, Jackson Beard, derisa regjinë dhe skenarin e kanë bërë Lisa Addario dhe Joe Syracuse.

(Kosova Sot)