Më 1 dhe 2 gusht organizohet “Oda e Llapushës” në Malishevë

  • 31 July 2015 - 10:54
Më 1 dhe 2 gusht organizohet “Oda e Llapushës” në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës dhe më gjerë, artdashësit, rapsodët, Shoqëritë kulturo-artistike, Ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare, se më 1 dhe 2 gusht, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- edicioni i dytë.
"Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës. Festivali ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar. Vendtakimi me pjesëmarrësit në Shtëpinë e Kulturës “ Tahir Sinani “, në orën 17:00, ndërsa defilimi i grupeve, shoqërive kulturore-artistike, rapsodëve do të bëhet më 1 gusht, në orën 18:00, duke filluar nga Rruga “Hamdi Berisha“ pran KEDS-it deri të Sheshi i Dëshmorëve në qendër të qyteti.
Festivali fillon në orën 19:00 – Vendosja e pjesëmarrësve dhe publikut në lokacionin e mbajtjes së festivalit përballë shtatores së “Adem Jashari”, brenda në Sheshin e Dëshmorëve.
Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve", thuhet në kumtesë.

(Kosova Sot)