TREGIMI PËR ATLETEN MË FAMËKEQE - Kulturë - Kosova Sot
TREGIMI PĖR ATLETEN MĖ FAMĖKEQE

TREGIMI PĖR ATLETEN MĖ FAMĖKEQE

KRITIKË E FILMIT 'I, TONYA'

Me anë të filmit "I, Tonya", regjisori Craig Gillespie na rikthen në memorie atleten më famëkeqe të gjysmës së parë të vitit 1994 dhe, njëherë e mirë, ia ofron asaj mundësinë që ta thotë të sajën. Duke dëshmuar se është e aftë që ta realizojë si duhet një rol kryesor - bile edhe në ato raste kur artistët e grimit dhe floktarët bëjnë që personazhi i saj të duket i ashpër - Margot Robbie me gjithë kënaqësi e luan rolin e patinazhistes artistike, Tonya Harding, duke filluar nga vitet e brishta të adoleshencës së saj, e deri te koha e tashme, e pensionimit me qejf, apo me zor. Ky film i gjallë dhe sensacional ka një pozitë të qëndrueshme komerciale dhe paraqet një përparim për regjisorin Gillespie, edhe pse atij i duhet edhe shumë për të bërë, për ta tejkaluar suksesin që kishte arritur me filmin "Lars and the Real Girl".

PËRMIRËSIMI I SHPREHIVE

 Përkundër titullit të tij, filmi (me skenar të Steven Rogersit) me qëllim e zhvendosë përqendrimin e rrëfimit. Duke u bazuar në intervistat me pjesëmarrësit që përmenden këtu, filmi nuk flet vetëm për Tonya-n, por edhe për ish burrin e saj, Jeff Gillooly (Sebastian Stan); nënën, LaVona Golden (Allison Janney); trajnerin e patinazhit, Diane Rawlinson (Julianne Nicholson); dhe 'truprojën' e zhgënjyer, Shawn Eckhardt (Paul Walter Hauser). Secili prej tyre sjell diçka në tryezë, bile edhe Rawlinson, i cili, derisa stërvitë Hardingun e re, gjithmonë e kishte inkurajuar atë që të vishej me rroba të bukura dhe të përmirësonte shprehitë. Le ta sqarojmë një gjë: edhe pse ky është një film i përqendruar te Robbie, filmaxhinjtë kanë qenë aq të mençur, sa që ta lejojnë edhe nënën plakë e zemërligë të Hardingut, që të ketë aq shumë vëmendje sa që të dëshirojë, gjë që d.m.th, gjatë pjesës më të madhe të kohës. Sikur që shihet, nëna ishte një krijesë jo e dashur, e cila, përkundër kësaj, donte që ta kalonte tërë kohën me vajzën e saj, pasi që e zbuloi talentin e saj. Ajo shpenzonte çdo qindarkë për t'ia paguar vajzës orët e patinazhit dhe kurrë nuk e la vajzën e saj që ta harronte këtë. Ajo po ashtu e rrahë fëmijën e saj, duke e përgatitur vajzën që ta pranojë një trajtim të ngjashëm më vonë nga Gillooly. Gillooly mohon abuzimin, sikur edhe Golden dhe, derisa gjysma e parë e filmit përqendrohet te adoleshenca dhe fillimi i martesës së çiftit, rrëfimi i njërit vazhdimisht bie ndesh me rrëfimin e tjetrit. Në fakt, filmi në fjalë kurrë nuk na lejon që të vendosim se kujtimeve të kujt t'iu besojmë më shumë. Në një moment të caktuar, thuajse që të gjithë thonë diçka që nuk paraqitet në ekran. Ndoshta kjo është bërë me qëllim, që të na bëjë të dyshojmë rreth asaj që ndodhë në gjysmën e dytë të filmit (rreth "incidentit"), por kur të vijë ai moment, kjo bindje duket e paqëndrueshme.

HARDING BËN NJË KËRCIM MARRAMENDËS

Robbie dhe skenari paraqesin në mënyrë bindëse Hardingun 15 vjeçe si një fëmijë të varfër e të ndytë e cila, përpos që çanë dru dhe merret me motorët, është më se e gatshme që ta testonte veten mbi akull. Ajo tërheq vëmendjen tonë me rastin e puthjes së parë me Gilloolyn; por kur juria në një garë nuk ia japin pikët e merituara, ajo e humbë qetësinë, duke e sharë një anë- tarë të jurisë me një të sharë mashkullore. Problemi qëndron te fakti që zyrtarët në këto ngjarje janë në kërkim të promovimit të një ideali femëror, të ngjashëm me një balerinë. Ata nuk duan ndonjë vajzë e cila vet i bën kostumet e veta dhe vallëzon për "ZZ Top". Por, të tjerët fillojnë që ta ndryshojnë mendimin rreth saj, pasi që Harding bën një kërcim marramendës (femra e parë amerikane që arrin ta bëjë një gjë të tillë), duke ia hapur dyert e konkurrencës olimpike. Befason fakti që ekzaltimi fillon që të bjerë paksa pasi që fillon të zhvillohet vet krimi. Ata prej nesh që përpiqen t'i injorojnë lajmet e tabloideve, do të befasohen me rrëfimin e filmit, se si rivalja e Harding'ut, Nancy Kerrigan, lëndoi këmbën gjatë stërvitjeve për Olimpiadën dimërore të vitit 1994. Në fakt, mjafton që të bësh pak kërkime, për të parë se storja e filmit nuk përputhet me storjen, e cila është më e përhapur te njerëzit.

SKEDA

Kompanitë e produksionit: Clubhouse Pictures, LuckyChap

Entertainment Distributor: Miramax

 Rolet: Margot Robbie, Sebastian Stan, Allison Janney, Paul Walter Hauser, Julianne Nicholson, Bobby Cannavale, Mckenna Grace

Regjisor: Craig Gillespie

Skenaristë: Steven Rogers

Producentë: Bryan Unkeless, Steven Rogers, Margot Robbie, Tom Ackerley

Producentë ekzekutivë: Len Blavatnik, Aviv Giladi, Vince Holden, Toby Hill, Craig Gillespie, Zanne Devine, Rosanne Korenberg

Regjisor fotografie: Nicolas Karakatsanis Disenjator i produksionit: Jade Healy

Disenjator i kostumeve: Jennifer Johnson Editor: Tatiana S. Riegel

Kompozitor: Peter Nashel

"Casting": Mary Vernieu, Lynsey Brown

Eventi: Festivali ndërkombëtar i filmit në Toronto (prezantimet e veçanta)

Shitjet: Sierra/Affinity

Kohëzgjatja e filmit: 119 minuta

(Kosova Sot)

15 orë e 54 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa