Akademia shpërblen autorët inventivë e origjinalë - Kulturë - Kosova Sot
Akademia shpėrblen autorėt inventivė e origjinalė

Akademia shpėrblen autorėt inventivė e origjinalė

Shkrimtarë nga trevat gjithëshqiptare do të mblidhen sot në Prizren për të zgjedhur veprat më të mira gjatë këtij viti që dolën nga penat e tyre. Ceremonia e ndarjes së çmimeve, që ndryshe është emëruar edhe si Akademia, do të mbahet në Universitetin "Ukshin Hoti", nga ora 15 deri 17.00, ku do të mbahet edhe Ora e madhe letrare. Është hera e parë që shoqata e krijuar mban këto aktivitete, të cilën tashmë do ta mbajë çdo vit për të nderuar krijuesit tanë. Drejtues të shoqatës kanë thënë për "Kosova Sot", se Akademia e çmimeve vjetore do të organizohet çdo vit, për të ndarë çmimet vjetore të autorëve që kanë treguar suksese me botimet e tyre, si dhe për gazetarët, të cilët brenda këtij viti janë treguar të suksesshëm në përcjelljen e ngjarjeve kulturore, që janë organizuar në trojet etnike shqiptare.

Image

 

KËTO KLANE ANOJNË NGA SERBIA

Reshat Sahitaj, kryetar i Bashkimi të Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, ka thënë për "Kosova Sot', se BSHSHSH është një asociacion i themeluar gjatë këtij viti në Prizren, kryeqytetin historik , ku janë mbledhur disa shoqata nga trojet etnike shqiptare, si nga Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Sipas tij, është hera e parë që është arritur të grumbullohen një pjesë shumë të mirë të shoqatave, me të vetmin qëllim që bashkërisht të arrihet deri tek sukseset në fushën e letërsisë, siç ka thënë ai, duke i përkrahur të gjithë talentet e fjalës së shkruar artistike. "Që nga pas lufta e këtej si në Shqipëri, edhe në viset e tjera shqiptare janë krijuar disa klane krijuesish, të cilët qëllimisht i ngufasin të rinjtë si dhe të tjerët, duke e shikuar veten në superlativ, e madje duke e injoruar çdo krijues tjetër që nuk i përket klaneve të tyre debile dhe antiletrare", ka pohuar ai, duke shtuar se këto klane kanë qasje edhe në qeveritë tona të trojeve mbarëkombëtare dhe secili klan në mënyrën e tyre thithin fonde të cilat i shpenzojnë për interesa të tyre klanore, pa ndonjë ngjarje të mirë- filltë kulturore. Madje, duke pohuar se një pjesë e këtyre klaneve anojnë nga Serbia.

"BASHKIMI ËSHTË NË TË MIRËN E TYRE DHE TË MIRËN E PËRBASHKËT"

Më tej Sahitaj ka thënë se BSHSHSHja është në fillet e saj dhe ende nuk i ka grumbulluar shumicën e shoqatave shqiptare, por në një të ardhme të shpejtë, kësaj shoqate do t' i bashkëngjiten një pjesë e madhe e tyre. "Ngase bashkimi me ne është në të mirën e tyre dhe të mirën e përbashkët. Bashkimi në një shoqatë të vetme nuk e ka për qëllim që t'i asimilojë shoqatat e tjera, por përkundrazi t'u ndihmojë , sepse secila shoqatë që na bashkëngjitët nuk e humb pavarësinë e saj. Çdonjëra prej shoqatave i dërgon dy anë- tarë të tyre në kryesinë tonë dhe ata vazhdojnë aktivitetin e tyre, siç e kanë vazhduar gjer më tani", ka pohuar ai, duke shtuar se pastaj bashkërisht vetëm do të koordinojmë aktivitetet dhe dy herë në vit do të zhvillojmë aktivitete të përbashkëta në qytete të ndryshme që e preferojnë anëtarët e kryesisë. Ndërsa, duke folur për Akademinë e sotme, Sahitaj ka thënë se Akademia e ndarjeve të çmimeve vjetore i shpërblen autorët të cilët më veprat e tyre kanë qenë inventivë, origjinalë dhe të suksesshëm, pikërisht duke u nisur nga fakti se krijuesit janë elita e çdo shoqërie që vlerësohet kudo në botë. "Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve është një pikënisje me qëllime të mira, duke mos e injoruar veprimtarinë e shoqatave të tjera të cilat ende nuk janë pjesë e kësaj iniciative, por që kemi shpresa dhe premtime që rreth këtij qëllimi do na bashkëngjitën edhe të tjerët", ka thënë Sahitaj.  

(Kosova Sot)

21 orë e 28 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa