Fest ’56, sonte nata finale

  • 23 December 2017 - 20:36
Fest ’56, sonte nata finale

Edhe disa minuta dhe në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë nis nata finale e Fest ’56 në RTSH, aktiviteti më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare ndër vite.
Organizatorët dhe pjesmarrësit po bëjnë përgatitjet e fundit për të garantuar një mbrëmje spektakolare.
Më të emocionuarit janë 14 këngëtarët finalistë që pretendojnë kurorën e Fest ’56. Siç dihet fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që prej vitit 2004 përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës. Ka shumë dëshira dhe hamendje se kush do të jetë fituesi, por ai do të mësohet vetëm pas pak orësh.
Dy netët e para të festivalit ishin spektakle të vërteta muzikore, por edhe surprizash që pa dyshim do të mbahen mend gjatë nga shikuesit, telespektatorët dhe artëdashësisht. Organizatorët thonë se nata e tretë do të jetë një kulm i tyre.

(Kosova Sot)