Filmat më të pritur PËR VITIN 2018 - Kulturë - Kosova Sot
Filmat mė tė pritur PĖR VITIN 2018

Filmat mė tė pritur PĖR VITIN 2018

Dashamirëve të filmit do t'u servohen filma të zhanreve të ndryshme dhe me aktorë të famshëm që pritet ta zgjojnë kërshërinë e artistëve.

"Annihilation" (23 shkurt)

Image

 Alex Garland pason hitin e tij "Ex Machina" me një film të mençur të tmerrit rreth një ekipi të eksplorueseve (femra) që ndërmarrin një kërkim në një ambient të fatkeqësisë natyrore. Bazuar në trilogjinë e shpërblyer të VanderMeer-it, në këtë film triler rolet kryesore i luajnë: Natalie Portman, Jennifer Jason Leigh, Gina Rodriguez, Tessa Thompson, etj.

"Red Sparrow" (2 mars)

Image

 Jemi duke hyrë në fazën "provo gjithçka" të karrierës së aktores Jennifer Lawrence dhe, ajo sjell shumëçka. Aktorja është duke i ushtruar muskujt e saj artistikë me emrat si Darren Aronofsky dhe Luca Guadagnino, por është duke i shtrirë rremat edhe në këtë triler të spiunazhit, të bërë nga regjisori i saj i filmit "Hunger Games", Francis Lawrence. J.Law është balerinë ruse, që shndërrohet në agjente sekrete.

"Boy Erased" (28 shtator)

Image

 Në filmin e tij me 'tension të lartë', të vitit 2015, "The Gift", aktori Joel Edgerton dëshmon se ka talent edhe për regji. Dhe, tani, me rastin e paraqitjes së tij të dytë në këtë rol të regjisorit, ai i kthehet një teme e cila sikur lutë që të trajtohet me një sinqeritet dramatik: një parodi morale, e cila në fakt, është "terapi e bisedës". Duke u bazuar te memoaret e Garrard Conley't të vitit 2016, ky film sjell në rolin kryesor Lucas Hedges, aktorin e ri të mrekullueshëm nga filmat "Manchester by the Sea" dhe "Lady Bird", si i biri homoseksual i një prifti baptist (Russell Crowe) në një qytet të vogël të Arkanzasit. Nicole Kidman luan rolin e nënës së tij dhe Edgerton është terapeuti.

"First Man" (12 tetor)

Image

 Filmi i parë i Damien Chazelle-s pas atij me titull "La La Land" do të jetë një event që pritet pa frymë. Bëhet fjalë për një "dokudramë" epike, me në rolin kryesor Ryan Gosling, si Neil Armstrong, i cili parashtron tërë historinë e epokës kozmike, duke filluar nga viti 1961 dhe duke kulminuar më 21 korrik të vitit 1969, kur Armstrong eci në Hënë. I paraparë ashtu që t'i paraprijë përvjetorit të 50-të të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ky film ka gjasë që të jetë një dëshmi e gjallë rreth asaj çka ishte dikur Amerika në gjendje të bënte.

"Everybody Knows"

Image

Ekzistojnë disa regjisorë të cilët, kur thonë se do ta bëjnë një "triler", nënkuptojnë se do të gjejnë dridhjet psikologjike të jetës reale. Këtë parandjenjë e kemi në lidhje me trilerin e parë të regjisorit iranian Asghar Farhadi. Pas tre filmave të mrekullueshëm ("A Separation", "The Past" dhe "The Salesman"), ku që të gjithë ata përqendroheshin te personazhet nga Irani, Farhadi tani udhëton në Spanjë për ta treguar storjen e një gruaje, rol që luhet nga Penélope Cruz, e cila kthehet në vendlindjen e saj dhe ballafaqohet me një seri ngjarjesh të çuditshme. Në rolet tjera paraqiten Javier Bardem dhe Ricardo Darín.

 "Black Klansman"

Image

Për shumëkënd, kulmi i karrierës së Spike Lee'së deri më tani mbetet filmi i vitit 1992, "Malcolm X". Një çerek shekulli më pas, ai kthehet te drama e bazuar në fakte, me rrëfimin e jashtëzakonshëm të Ron Stallworth (rol që luhet nga i biri i Denzel Washingtonit, John David Washington), një detektiv policor afrikan-amerikan i cili ia del që të infiltrohet në "Ku Klux Klan"-in e Kolorados, bile edhe të zgjidhet lider i tij.

(Kosova Sot)

12 orë e 35 minuta më parë
24/01/18