Rrëfimi autobiografik për këngëtarin e operës - Kulturë - Kosova Sot
Rrėfimi autobiografik pėr kėngėtarin e operės

Rrėfimi autobiografik pėr kėngėtarin e operės

KRITIKË FILMIT "THE MUSIC OF SILENCE"

Si pasojë e një aksidenti, kur goditet me top të futbollit në fytyrë, ai ngel tërësisht i verbër

Fansat e Andrea Bocellit (që kushedi sa janë, shumë) me gjasë do ta adhurojnë filmin rreth këtij tenori të famshëm, të verbër. Kemi të bëjmë me ekuivalentin kinematografik të dëgjimit të operës në një lift. Ky film bazohet në një roman gjysmë-autobiografik të Bocellit, i cili pa dyshim se paraqet burim të vlefshëm. Personazhi qendror, i quajtur "Amos Bardi" (Tony Sebastian, "Game of Thrones"), është një këngëtar i cili vazhdimisht i mahnitë të tjerët, duke i bërë që të bëjnë deklarata të tilla, si "Nuk mendoj që të kem dëgjuar ndonjëherë gjë të tillë, në tërë jetën time"! Dhe, çdo femër që ia lëshon sytë atij, nuk mund të mos deklarojë sesa i pashëm është ai. Pas një sekuence fillestare, ku shihet Bardi duke dalë në skenë, para shikuesve të entuziazmuar, rrëfimi kthehet prapa deri te lindja e tij e vitit 1938 në Toskanë, ku i ati i tij bërtet nga gëzimi: "Djalë është"! Shumë shpejt bëhet e qartë se diçka nuk ishte në rregull me Amosin, i cili nuk pushon së qari. 

MUZIKA E HESHTJES

Ai diagnostikohet me glaukomë të lindur, i aftë që të shohë vetëm si hije. Vite më pas, si pasojë e një aksidenti kur ai goditet me top të futbollit në fytyrë, ai ngel tërësisht i verbër. Talenti vokal i Amosit zbulohet nga një mësues, derisa Amos është fëmijë, ku nuk vonon e i mahnitë familjarët dhe të afërmit me performimin e këngës, "O Sole Mio", natyrisht. Por, karriera e tij rrezikohet pasi që i ndryshon zëri dhe atij i bie të fikët derisa tenton ta këndojë këngën "Ave Maria" në një dasmë. Ai vazhdon shkollën për jurist dhe kalon disa vite duke kënduar në anonimitet në një piano bar. Talenti i tij kuptohet në tërësi vetëm pasi që ai njoftohet me një personazh, të cilit i referohet vetëm si "Maestro" (Antonio Banderas). Maestro tregohet paksa tepër shqetësues për të, meqë e pyet vazhdimisht a është i gatshëm që muzikën ta bëjë arsyen e tij të vetme për të jetuar. Ai po ashtu konsulton Amosin. "Muzika e heshtjes do të jetë udhëheqësi yt nëpër brendësinë tënde". Sikur të fliste mbrapshtë, "Maestro" do të tingëllonte po aq mjerë sa "Yoda".

KARIZMA E KËNGËTARIT

Përgjatë rrugës, Amos e takon, bie në dashuri dhe martohet me një grua të bukur, Elena (Nadir Caselli), edhe pse marrëdhënia e tyre gati sa nuk dështon meqë ai nuk kupton se, numri i telefonit që ajo ia kishte shkruar në dorë, ishte i biznesit të motrës së tij, prandaj ai mendon se është numër i rremë. Ata takohen jo fort kohë më pas, kështu që gjithçka rregullohet. Kjo duhet t'ua jep një indikacion rreth idesë së filmit për tensionin e narracionit. Filmi "The Music of Silence" është një dramë nga dramat pa shpresë, të kohëve të kaluara, biografike. Kjo nuk e pengon këtë film që të duket 'bukur', falë lokaliteteve të bukura të Toskanës, por kjo nuk mund ta kompensojë skenarin e dobët dhe performancat mesa.

(Kosova Sot)

10 orë e 11 minuta më parë
19/02/18