Ana e errët e Camila Cabello-s

  • 05 February 2018 - 17:16
Ana e errët e Camila Cabello-s

Në botën e bendeve të djemve dhe grupeve të vajzave, vjen një moment kur njëri prej anëtarëve ndjen se fama e tij/saj tejkalon famën e grupit, prandaj fillojnë karrierën solo Duke lënë të kuptohej se nuk kishte ndërmend ta harmonizonte punën e saj me grupin gjatë tërë karrierës së saj, e deri te përdorimi i reputacionit të të tjerëve për të shkuar përpara, ja disa prej gjërave më 'të errëta' që ka bërë kjo e famshme, e që duket se janë duke u injoruar nga të tjerët. Filloi karrierën në grup, duke pasur që në fillim parasysh fundin "Fifth Harmony" ishte formuar nga Simon Cowell gjatë sezonit të dytë të "American X Factor", në vitin 2012. Ngjashëm me formimin e bendit të djemve, "One Direction", anëtarët Normani Kordei, Lauren Jauregui, Dinah-Jane Hansen, Ally Brooke dhe Cabello ishin bërë bashkë, pasi nuk kishin arritur që të bënin përshtypje si individë. Në vitin 2015, gjatë një interviste me "Latina Magazine", kur Cabello u pyet se a kishte menduar që anëtarët e grupit do të shkonin rrugëve të tyre tëndara, ajo ishte përgjigjur: "Sinqerisht, mendoj se të gjithë e mendojnë këtë. Mendoj se kjo gjë është e shëndoshë, meqë, sikur të mos ishte, unë do të çmendesha". Por, duket se pjesëtarët e tjerë të bendit nuk e ndanin këtë mendim. Provoi të dilte 'solo' derisa ende ishte pjesëtare e "Fifth Harmony" Derisa ende ishte pjesë e bendit "Fifth Harmony", Cabello publikoi jo një, por dy singlle, ku kishte bashkëpunuar me pjesëtarë jashtë bendit. Ajo bashkëpunoi me Shawn Mendes në hitin e vitit 2015, "I Know What You Did Last Summer". Pas publikimit të kësaj kënge, Cabello kishte deklaruar për revistën "Rolling Stone" se, eksplorimi i opsioneve si solo artist, nuk nënkupton se ajo do ta lërë bendin në baltë. Në tetor të vitit 2016, pak muaj pasi që u largua nga bendi "Fifth Harmony", Cabello publikoi këngën "Bad Things" me Machine Gun Kelly, e cila zuri vendin e katërt në toplistën "Billboard" të 100 hiteve më të mëdha. Ishte fanse e zjarrtë e bendit "One Direction" Para se ta lansonte karrierën në grupin "Fifth Harmony", Cabello ishte vetëm edhe një fans tjetër i bendit "One Direction". Këtë e dëshmojnë shumë postime të saj në rrjetet sociale. Këtë e ka konfirmuar edhe pjesëtari i bendit 1D, Niall Horan, i cili thotë se Cabello ishte fanse e zjarrtë e tyre. 

(Kosova Sot)