Dhjetëra propozime për çmimet kombëtare letrare, emrat sekretë - Kulturë - Kosova Sot
Dhjetėra propozime pėr ēmimet kombėtare letrare, emrat sekretė

Dhjetėra propozime pėr ēmimet kombėtare letrare, emrat sekretė

MKRS-JA DREJT PËRZGJEDHJES SË FITUESVE TË ÇMIMEVE KOMBËTARE PËR LETËRSINË PËR 2017 

Dhjetëra propozime janë dërguar në Ministrinë e Kulturës për çmimet kombëtare letrare, qoftë për vepër jetësore "Azem Shkreli", apo edhe për ato vjetore në zhanret tjera në letërsi. Tradicionalisht çmimet kombëtare për letërsinë shpallen në prag të shënimit të përvjetorit të lindjes së shkrimtarit Azem Shkreli, ngjashëm pritet të veprohet edhe këtë vit. Juria e formuar nga MKRS-ja do të mblidhet gjatë kësaj jave për të vlerë- suar propozimet dhe tek pas kësaj pritet që publiku të njihet me fituesit e sivjetmë të çmimeve letrare vjetore. Janë të paktën 7 emra të propozuar nga një sërë institucionesh, por edhe vetë autorë të dëshmuar, për të marrë çmimin Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe propozimet e tjera për prozë, poezi, përkthim, ese dhe për letërsinë për fëmijë. 

MKRS-ja nuk i tregon propozimet

Pavarësisht rëndësisë dhe interesimit për çmimin, zyrtarë të MKRS-së nuk kanë bërë të ditur propozimet e ofruara për këtë çmim për këtë vit për "Kosova Sot". Në anën tjetër, krijuesit tanë kanë dhënë mendime të ndryshme lidhur me ecurinë e dhënies së çmimeve për vepër jetë- sore, duke dhënë vlerësime edhe rreth përfituesve të deritashëm. Ndërsa kanë thënë se bërja publike e emrave të dominuar për këto çmime është po aq e rëndësishme sa edhe përzgjedhja e fituesve. Krijuesi Bujar Meholli, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se në të kaluarën shpesh ka ndodhur që shumë autorë të mirëfilltë që kanë treguar se dinë të bëjnë art - gjegjësisht letërsi, dhe që kanë arritur pjekuri artistike, kanë mbetur pa u laureuar me çmim për vepër jetësore nga MKRSja. Këtë vit, ka thënë ai, mbetet shpresa që situata të ndryshojë dhe juria, që natyrisht e thotë fjalën kryesore dhe ajo të jetë në nivelin e duhur dhe ndarjen e çmimeve ta bëjë sipas kritereve dhe vlerave artistike dhe jo në bazë të relacioneve që kanë me artistët, ngjyrimeve partiake apo interesave të ndryshme."Pasi atëherë nuk e di çfarë kuptimi do të kishte një eveniment i tillë", ka pohuar Meholli, duke shtuar se duhet të marrë mësim nga shtetet përreth, të cilat organizojnë evenimente të tilla dhe tregojnë shumë profesionalizëm; gjegjësisht vlerësojnë veprën dhe jo personin apo lidhjet me të! 

Thirrjet për jurinë

Më tej Meholli ka thënë se MKRS-ja duhet ta dijë se personat që përzgjidhen për juri duhet të kenë bagazh të pasur dhe ta kenë emrin e skalitur në kulturën tonë."Nepotizmi dhe manipulimet e këtij lloji e ngufasin artin, i dekurajojnë artistët (sidomos të rinjtë) dhe e varfërojnë dukshëm kulturën tonë. Andaj, bëj thirrje që këtë vit të ketë ndarje të drejtë, pa kurrfarë animi, që juria mos të tregohet kontroverse, por t'i laureojë veprat e mirë- fillta artistike dhe autorët që njëmend e meritojnë një çmim të këtillë", ka pohuar Meholli për "Kosova Sot". Ndërsa, shkrimtari Fatmir Halimi ka fjalë miradije për MKRS-në, për ndarjen e këtij çmimi, dhe beson se çdo gjë do të shkojë si më së miri. Ai ka thënë se MKRS-ja për çdo vit ka vlerë- suar drejt dhe çdoherë çmimet i kanë marrë shkrimtaret e merituar të letërsisë sonë në Kosovë."Pra, në këtë rast është MKRS-ja institucioni më kredibil, i cili, pavarësisht partive politike që ishin në pushtet, letërsinë dhe vlerat letrare i ka vlerësuar drejt. Prandaj mund të them se për çdo vit janë shpërblyer çdo herë shkrimtarët dhe kritikët letrarë, të cilët me veprat e tyre kanë lënë gjurmë brenda vitit në letërsinë tonë", ka thënë ai. Kurse shkrimtari Ardian Haxhaj, në një përgjigje të shkurtër për "Kosova Sot", ka thënë se edhe zhvillimet brenda institucioneve kulturore janë në vijën e atyre që sot zhvillohen në shoqërinë tonë. "Jeta institucionale e kulturës, në qoftë se mund të përkufizohet kështu, është e njëjtë me aktivitetet e përgjithshme që zhvillohen në shoqërinë tonë. Prandaj, nuk mund të këtë pritje dhe rezultate më të mira as në kulturë", ka potencuar Haxhaj. 

(Kosova Sot)

3 orë e 38 minuta më parë
19/02/18