ÇKA NA TREGOJNË KOKAT NË PIKTURËN E OMER KALESHIT?

  • 25 February 2018 - 08:35
ÇKA NA TREGOJNË KOKAT NË PIKTURËN E OMER KALESHIT?

PRIMESAT ME TË CILAT U BË SHUMË I NJOHUR ME PËRMASA EVROPIANE

Piktura sensitive e piktorit të madh Omer Kaleshi është një shpërfaqje tejet rrezative

SHKRUAN: MR BISLIM ALIU

Piktura e Omer Kaleshit është origjinale. Ajo gjithsesi tregon individualitetin e lartë kreativ të rrëfimit ndjesor. Ajo, pra, është një drithërimë prekëse, që të pushton dhe të përvetëson me imazhet e larta plot porosi. Piktura e tij tregon dhembje shpirtërore dhe mu për këtë katrahurë shpirtërore, shpërfaqet dhembshuria dhe kreativiteti i tij piedestal. Kjo, zaten, të mallëngjen shpirtërisht, me rrëfimin e lartë idilik, sensitiv e fare përmbajtësor

P a dyshim, secili krijues e ka botën e vet të rrëfimit. Ky art i tij shpirtëror është kreativiteti më i lartë i krijimit. Këtë shpërfaqje të lartë nuk mund ta ketë secili krijues. Atë, sigurisht, do ta rrëfejnë krijuesit e mirëfilltë, të cilët kanë ide ndjesore dhe shpërfaqje përmbajtë- sore. Andaj, vetë ravijëzmi i brendshëm vetjak, ngërthen në vete atë ravijëzimin autokton të krijuesit ndjesor e përmbajtë- sor. Pa mëdyshje, në këtë grup të piktorëve tejet të veçantë, bën pjesë edhe kreativiteti tejet shpërfaqës i Omer Kaleshit. Piktori i mirënjohur Omer Kaleshi është një individualitet i lartë i rrëfimit sensitive e ndjesor. Ai në kreativitetin e tij, përherë tregoi atë poetikën e lartë të një kreativitet fare idilik. Me këto primesa të idealizuara, Kaleshi u bë shumë i njohur me përmasa evropiane. Ky piktor, shumë i veçantë, qe 55 vjet krijimtarie, realizoi një numër të madhe ekspozitash individuale, në galeritë më të njohura evropiane, si: Prishtinë, Stamboll, Paris, Tiranë, Londër, Ankara, Hagë dhe në galeri të tjera, duke treguar rrëfimin e një sensualiteti më të lartë shpërfaqës. U lind në Sërbicë të Kërçovës më 1932. Me 1956 familja e tij shpërngulet për në Turqi. Më 1959 regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Pas kryerjes së Akademisë, ai bëri shumë vizita nëpër muzetë e mëdha evropiane, si: në Francë, Itali, Angli, Austri, Spanjë, dhe pa dyshim, më së tepërmi i pëlqeu Parisi. Andaj, që nga viti 1965, vendoset përfundimisht në Paris, për të jetuar dhe për të krijuar veprat më të ndritshme të krijimtarisë së tij. Gjithsesi, krijimtaria e tërësishme e tij është sensitive dhe tejet domethënëse. Opusi i tij është tejet i gjerë. E, sidomos në këtë madhështi të kreativitetit individual, janë të njohura ciklet : "Kokat", "Drama ballkanike", "Barinjtë", "Dervishët"… Në të gjitha këto cikle me përkushtimin më të lartë, rrëfehet kreativiteti dhe individualiteti më i lartë dhe veçantia e tij kreative e rrëfimit përmbajtësor. 

KOKAT SHPREHJE E VEÇANTË E KREATIVITETIT DHE E INDIVIDUALITETIT TË TIJ

Piktura e Omer Kaleshit është tejet origjinale. Ajo tregon individualitetin e lartë kreativ të rrëfimit ndjesor. Ajo, pra, është një drithërimë prekëse, që të pushton dhe të përvetëson me imazhet e larta plot porosi. Piktura e tij tregon dhembje shpirtërore dhe mu për këtë katrahurë shpirtërore, shpërfaqet dhembshuria dhe kreativiteti i tij piedestal. Kjo, zaten, të mallëngjen shpirtërisht, me rrëfimin e lartë idilik, sensitive e përmbajtësor. Pa dyshim, kokat e Kaleshit u bënë simbol i shprehjes shpirtërore. Ato, gjithsesi, tregojnë shpërfaqjen idilike e konkretizuese. Ndaj, për këtë, përherë e thonë porosinë e rrëfimit përmbajtësor. Këto koka gjithsesi e tregojë origjinalitetin e rrëfimi të kreativitetit të tij. E këto koka, janë emblemë e krijimtarisë, që e drejtojnë piktorin drejt një vizioni të lartë kreativ. A thua çka tregojnë këto koka? Ose nga cili vend na vijnë? Cilit popull i takojnë? E shumë e shumë pyetje mund të bëhen. Përgjigjja mund të jetë : këto janë koka ballkanase. Ndaj, këto koka mund të jenë : shqiptar, turq, maqedonas, epirot… që gjithsesi këto koka tregojnë individualitetin e tij të shprehjes përmbajtësore. Këto koka tregojnë edhe dhembjen, mallëngjimin dhe thyerjen e lartë shpirtërore, të cilën piktori, e ke përherë në shpirtëroren e tij ndjesore, e cila përherë valëvitet si një drithërimë e lartë e kreativitetit të tij idealizues. " Nga vijnë këto koka të ç'vendi janë këta njerëz, këto koka, që në përsëritjen e tyre kanë diçka nga turmat biblike që lëviznin, nga vargje e të mërguarve me po ato fytyra të njëjtësuara nga brenga është vështirë të përcaktosh se ç'popull i përkasin. Këta njerëz, këto koka janë banorë të Anadollit, po aq të luginave ballkanike: shqiptarë, turq, pellazgë, maqedonas", thotë I. Kadare.

NDJESHMËRI E LARTË SENSITIVE NË PËRDORIMIN E NGJYRËS

Gjithsesi piktori Kaleshi, në tablotë e tij tregoi ndjeshmëri të jashtëzakonshme në përdorimin e ngjyrës. Parimisht ai nuk përdor shumë ngjyra. Ai, në veçanti, i përdor ngjyrën e kuqe dhe të zezë. Këto ngjyra janë bazament thelbësor I pikturës së tij në përgjithësi. Zaten ngjyrat që i përdor piktori Kaleshi janë të freskëta dhe shprehin porosinë e lartë të rrëfimit. Kjo ndjeshmëri sensitive e tij për ngjyrë, paraqet një bukuri të lartë artistike. Gjithsesi, këto ngjyra tregojnë edhe përkatësinë kombëtare të figurës në pikturën e tij përmbajtësore. Dhe, mu për këtë, piktori Kaleshi thotë : "Historia e artit tim sjell përshkrimet e një udhëtari pa shumë fjalë, të Gadishullit plak Ballkanik, të cilën e prezantoj nëpërmjet kokave të shkëputura me dy ngjyra: të kuqen dhe të zezën. Pa dyshim, Kaleshi me shpërfaqjen e këtyre kokave, tregoi gjithsesi edhe përkatësinë e vet, me të cilën u bë një piktor me shpërfaqje piedestale dhe kjo shpërfaqje e treguar, e bënë njërin ndër piktorët më sensitive dhe më ndjesor në gjithë Evropën. Piktori Kaleshi, përveç kokave, ai në shumë tablo, tregoi edhe dramën njerëzore, e cila çdoherë është shpërfaqur në mënyrën më mjeshtërore, e realizuar me saktësi të lartë dhe e shprehur gjithmonë me ngjyrat e veçanta, të kuqen dhe të zezën. Nga opusi shumë i gjerë i tij, me shpërfaqje tejet domethënëse, mund t'i përmendim tablotë që shprehin një rezonancë të lartë kreative dhe tejet ndiesore, si në : "Koka" I,II,III,IV,V, "Coban", I,II,III,IV, "Drama ballkanase", "Fëmijë Dervish", I,II,III, e ndonjë tjetër. Andaj, piktura tejet sensitive e piktorit të madh Omer Kaleshi, është një shpërfaqje tejet rrezative, me kreativitet të lartë idilik, domethënës dhe formësim kompozicional e përmbajtësor. Ajo përherë shpërfaq kreativitetin idealizues; si në kreativitetin e tij ndjesor, por edhe në shpërfaqjen e tij pikturore, me ngjyrat e tij të theksuara; të kuqen dhe të zezën. Kjo madhështi e tij rrezative, përherë rrezaton dhe do të rrezatojë, si një stimulans I lartë bukurie, artistike dhe kombëtare. Kjo idilë e tij mbeti idilë e lartë shpirtërore e tij. Ai dhe vetëm ai diti ta shpërfaq këtë idealizëm të lartë kreativ, idilik, sensitive dhe fare përmbajtësor.

(Kosova Sot)