APEL PËR NDIHMË DREJTUAR KOMUNËS SË SUHAREKËS

  • 02 March 2018 - 10:23
APEL PËR NDIHMË DREJTUAR KOMUNËS SË SUHAREKËS

Komiteti Artistik i Prishtinës ka drejtuar në adresë të Komunës së Suharekës, por edhe bizneseve suharekase një kërkese për ndihmë financiare për  kurimin e regjisorit Bekim Lumi.

Regjisori Lumi është diagnostifikuar me kancer dhe për dy vjet rresht po kurohet në Gjermani, por shpenzimet për kurim janë mjaft të lartë, duke e bërë të pa shmangshëm edhe ndihmwn  e shoqërisë kosovarë për të siguruar mjete financiare për ndihmë. Kështu ka thënë në një prononcim për “Kosova Sot”, regjisorja Saranda Elshani. Sipas saj, gjatë ditës së sotme, (e premte 02 mars) është paraparë që Komiteti Artistike të dorëzoj edhe zyrtarisht kërkesën për ndihëm në Komunë e Suharekës, pasi Lumi vjen nga kjo komunë, por edhe për biznesmenët vendas. “Kërkojmë nga kryetari I Komunës Bali Muharremi që ta marrë në konsideratë kërkesën tonë, të paraqesë në Drejtorinë e Shëndetësisë në komunën e regjisorit Lumi, po ashtu të njëjtën kërkesë do ta paraqesim edhe në Forumin e Fondit të Bizneseve për të mbledhur mjetet e nevojshme financiare”, ka thënë regjisorja Elshani, duke pohuar se shpenzimet e kurimit të regjisorit janë mjaft të larta, sa vetëm për një seancë kimioterapisë arrin shumë në tetë mijë euro, dhe e cila përsëritet për çdo muaj. 

(Kosova Sot)