Babai keqtrajtues

  • 19 March 2018 - 15:57
Babai keqtrajtues

"I Can Only Imagine", këngë e incizuar nga bendi "MercyMe", është kënga më e shitur kristiane, pop, e të gjitha kohëve. Kemi të bëjmë me një këngë shumë të mirë. Sikur edhe shumë vepra të bazuara te besimi, filmi "I Can Only Imagine" vuan nga një rast terminal i vetë-rëndë- sisë. 

Kënga që ia ndryshoi jetën

Ngjarja e filmit zhvillohet rreth këngëtarit kryesor të bendit, Bart Millard (J. Michael Finley), i cili në skenën fillestare të filmit, i thotë të krishterit të tjerë, Amy Grant (Nicole DuPort) se, këngën që ia ndryshoi jetën, e shkroi për vetëm 10 minuta. "Nuk e ke shkruar këtë këngë për dhjetë minuta",. Ia kthen. "Të është dashur një jetë e tërë". E di se për çka e ka fjalën ajo. Filmi "I Can Only Imagine" zgjat më pak se dy orë, por kjo duket një kohë pa mbarim. Ngjarja më pas kalon te fëmijëria jo e lumtur e Bart-it, derisa ishte duke u rritur me të atin keqtrajtues Arthur (Dennis Quaid), e kur ai u bë adoleshent, e ëma e braktisi atë dhe burrin e saj. Edhe si fëmijë, Bartit i pëlqen muzika, por jo edhe të atit të tij. "Ëndrrat nuk të qesin për të hëngër", i thotë Arthur të birit.

 Më pas, kur Bart u bë yll i muzikës pop, çdo gjë që i kishte thënë i ati, dukej sikur titull i një kënge "country". 

Talenti për këndim 

Bart në fillim, për hatër të t'et, tenton ta ndërtojë një karrierë në futboll, por një lëndim ia pamundëson vazhdimin në këtë drejtim. Më pas, kur një mësuese rastësisht e dëgjon Bartin duke kënduar, ajo menjëherë e angazhon që ta luajë rolin e Curley-t në shfaqjen shkollore "Oklahoma"! Ajo ia bën me dije Bartit se kishte talent të madh për të kënduar. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Bart braktisë të dashurën e tij nga fëmijëria, Shannon (Madeline Carroll) dhe shkon në turne me bendin e tij muzikor, të cilin e kishte emërtuar në bazë të emrit të gjyshes së tij (Cloris Leachman, e cila ende është e fortë edhe pse ka 91 vjet). Përgjatë rrugës, ata marrin një menaxher (Trace Adkins) i cili i udhëheqë ata deri në Neshvill, ku mbajnë një koncert të madh. Kur kthehet në shtëpi, Bart gjen të atin një njeri krejt tjetër. Të dy ata shumë shpejt krijojnë një lidhje të fuqishme. Rolet në këtë film i luajnë J. Michael Finley, Madeline Carroll, Trace Adkins, Priscilla C. Shirer, Cloris Leachman, Dennis Quaid, Brody Rose, Tanya Clarke, Jason Burkey, J.R. Cacia, Nicole Duport; regjinë e kanë bërë vëllezërit Erwin; ndërsa skenarin e kanë shkruar: Jon Erwin, Brent McCorkle.